Flash

Një ndeshje skualifikim për sherrin mes Ibrahimovic e Lukaku: prokuroria e Federatës kërkon relacionin e arbitrit

Lapsi.al 30 January 2021
Një ndeshje skualifikim për sherrin mes Ibrahimovic e Lukaku:

Asnjë surprizë e keqe nga Gjykatësi Sportiv për Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku pas derbit të zjarrtë të Kupës së Italisë. Si Suedezi, i përjashtuar për shumë kartonësh të verdhë, ashtu edhe belgu, i ndëshkuar me të verdhë dhe që rrezikonte skualifikimin, ia kanë hedhur me një raund skualifikim. Sulmuesi i Interit, si dhe shoku i tij i ekipit Hakimi, do të humbasin ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Juventusit. Por Prokuroria e FIGC dëshiron të shikojë raportin e arbitrave: gjithashtu mund të kërkojë provën TV dhe të thërrasë në seancë dëgjimore Ibran.

https://youtu.be/S9ETBLTEgoo

Nga raporti i arbitrit Valeri, nuk dolën detaje të tjera që do ta bënin më të rëndë dënimin për dy lojtarët, protagonistë në fushë në një përleshjeje autentike verbale të qetësuar nga drejtuesi i ndeshjes me një karton të verdhë për secilin. E verdhë që shkaktoi skualifikimin e Lukakut, që rrezikonte, ndërsa Ibra ishte përjashtuar pas një ndërhyrje të parregullt në fillim të pjesës së dytë ndaj Kolarov.

Sidoqoftë, nuk është e sigurt që historia mbaron këtu, Prokurori i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) ka kërkuar dhe do të shikojë raportin e Valerit, duke vlerësuar çdo mungesë të plotësisë në lidhje me atë që është shkruar nga arbitri dhe inspektorët: në këtë rast mund të kërkohet prova televizive dhe gjithashtu të thërrasë Ibrahimoviç për të dëgjuar versionin e tij të ngjarjeve.

Kessie (Milan) dhe Palomino (Atalanta) gjithashtu u skualifikuan për një raund.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI