Flash

Simone Inzaghi rrezikon skualifikimin për blasfemi: avokati pranon fajin për të ulur dënimin

Lapsi.al 30 January 2021
Simone Inzaghi rrezikon skualifikimin për blasfemi: avokati pranon fajin

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, përfundoi nën hetim nga Prokurori Federal për dy shprehje blasfemike të artikuluara gjatë Lazio-Sassuolo dhe mund të skualifikohet. Lajmin e bën të ditur Il Tempo, duke shpjeguar se procedura, në ngarkesë vetëm të trajnerit dhe jo klubit, e sinjalizuar nga një prej inspektorëve të pranishëm në Olimpico në ndeshjen e kampionatit të luajtur më 24 janar (e fituar 2-1 nga bardhekaltrit) mund t'i kushtojë Inzaghi të paktën një ndeshje skualifikim.

Një situatë e ngjashme me atë të Gigi Buffon, referuar nga Prokurori Federal në Gjykatën Federale Kombëtare për blasfeminë e shprehur gjatë Parma-Juventus më 19 dhjetor 2020, tashmë në pritje të seancës dëgjimore, por avokati i trajnerit bardhekaltër ka lëvizur tashmë për të pranuar fajësinë me akord, duke shmangur kështu gjykimin para Gjykatës Federale Kombëtare. Duke qenë se Gjykatësi Sportiv pothuajse gjithmonë i hedh poshtë propozimet e provave TV për të sanksionuar blasfemitë në terren (përjashtim ishte rasti i Cristante), në këto raste prirja e re e Prokurorit Federal është në fakt ajo e hetimit me referimin pasues.

Atëherë, çfarë rrezikon Inzaghi? Përgjigja mund të jetë në 'rastin e mëparshëm Liverani'. Ish-trajneri i Parma-s, i skualifikuar se kishte thënë një shprehje blasfemike gjatë ndeshjes kundër Romës në Olimpico, në fakt negocioi sanksionin dhe ra dakord për një skualifikim një-javor kundër dy që ishin kërkuar.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI