Flash

Video/ Hakmarrje e Bayern: 4-1 ndaj Hoffenheim e +10 nga Leipzig

Lapsi.al 30 January 2021
Video/ Hakmarrje e Bayern: 4-1 ndaj Hoffenheim e +10 nga Leipzig

Në javën e 19 të Bundesligës, Bayern Mynich ka mposhtur Hoffenheim 4-1 duke marrë hak për humbjen (me të njëjtin rezultat) të ndeshjes së parë: Boateng, Müller, Lewandowski dhe Gnabry shënuan për bavarezët që tani shkojnë në +10 nga vendi i dytë duke pritur Leipzig-Leverkusen. Fiton gjithashtu Dortmund: 3-1 me përmbysje në Augsburg falë Delaney, Sancho dhe autogolit nga Uduokhai. Eintracht mundi Hertha 3-1, ndërsa vetëm 1-1 në Werder Bremen-Schalke dhe Union Berlin-Mönchendlagbach.

Hakmarrje perfekte për Bayern Munich, që i kthen Hoffenhem rezultatin 4-1 të ndeshjes së parë. Një pjesë e parë e mbushur me mundësi në Allianz Arena: e para është për miqtë, por Neuer është i aftë të devijojë me këmbë ndaj Bebou. Nga ana tjetër, bavarezët u përgjigjën me parabolën delikate të Müller që u përplas në traversë. Në minutën e 26’, një mundësi tjetër e pabesueshme për miqtë, me Bebou të paaftë të shënonte me kokë nga disa hapa larg, pas krosimit të Kramaric.

Gjashtë minuta më vonë, ndeshja u zhbllokua: goditje këndi e Kimmich dhe goditja me kokë e Boateng për avantazhin e Bayern. 2-0 mbërriti në fund të pjesës së parë: në minutën e 43-të, Lewandowski shërbeu për Müller, që nuk bëri asnjë gabim me të majtën nga skaji i zonës. Duket ndeshje e mbyllur, por jo dhe aq, ndoshta edhe sepse Hoffenheim ngushtoi diferencën pas 1 minute: krosimi i Bebou dhe e majtë fluturimthi e Kramaric.

Në pjesën e dytë, megjithatë, Bayern mbylli ndeshjen brenda gjashtë minutash: në minutën e 57-të, Lewandowski përfitoi nga gabimi i Posch e Baumann dhe nënshkroi trisin, ndërsa në të 63 'Gnabry mori pasimin nga Coman dhe depozitoi pokerin në rrjetë. Në 70 ’do të mbërrinte edhe goli i pestë i Pavard, por goli u anulua për shkak të offside nga Sané. Përfundon kështu 4-1: fitorja e katërt me radhë për Bayern, që ngjitet në kuotën e 45 pikëve.

GERMANY - BUNDESLIGA

Bayern Munich 4 - 1 Hoffenheim

Borussia Dortmund 3 - 1 Augsburg

Eintracht Frankfurt 3 - 1 Hertha Berlin

Union Berlin 1 - 1 Borussia Moenchengladbach

Werder Bremen 1 - 1 Schalke 04

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI