Flash

Video/ "Besoj më shumë te të rinjtë se te ata që mezi ngrenë mbathjet": Ndreu i ashpër si goli i Dacit që mundi Bylisin

Lapsi.al 30 January 2021
Video/ "Besoj më shumë te të rinjtë se te ata që

Një gol i jashtëzakonshëm, për të fituar një ndeshje të jashtëzakonshme. Kastriotit i duhej kjo fitore, për të zhytyr poshtë një kundërshtar direkt për mbijetesën dhe e merr me golin e Dacit në minutën e 51, që vulosi sfidën kundër Bylis. “Iua kisha bërë të qartë lojtarëve që ishte momenti për të fituar ndeshjen. Sot do ishim më pragmatistë dhe të kujdesshëm. Në pjesën e parë ishim konfuzë. Nuk arritëm dot të dilnim në sulm. Me futjen e Dacit, gjithçka ndryshoi, një i ri me shumë energji. Ishim më kërkues ishim më afër portës. Ishte koha për të marrë pikët. Sot doja thjesht të fitonim 3 pikë".

Mision i përmbushur edhe pse pjesa e parë foli më shumë për Bylisin, që rrezikoi portën kundërshtare disa herë, por pa mundur të realizojë golin e avantazhit. E dyta ishte diferencuese me aktivizimin e Okebugut dhe Dacit, që në minutën e 51’, shënoi një gol spektakolar: kontroll e finalizim fantastik, që e ka bërë Ndreun të dalë nga kornizat duke pickuar emrat e konfirmuar: "Nuk bëhet me emra futbolli - sulmoi Ndreu -. Na janë afruar lojtarë me emra, por nuk kam dëshirë të shëtisin në fushë. Iu kam thënë lojtarëve që në fushë të jenë agresivë dhe të japin maksimumin. Kam më shumë besim te lojtarët e rinj se te ata që mezi ngrejnë mbathjet. Jemi aty aty me skuadrat që kanë shpenzuar shumë më tepër".

Kastrioti u ngjit tashmë në vendin e 6-të me 21 pikë, ndërsa Bylisi mbetet i parafundit në tabelë me vetëm 12 pikë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI