Flash

Video/ Josa 'dërrmon' ish-skuadrën e tij në debutim, por 'mpin' Gjicin: Titulli? Unë nuk kam luajtur mendsh"

Lapsi.al 30 January 2021
Video/ Josa 'dërrmon' ish-skuadrën e tij në debutim,

“Unë jam i qeshur për faktin se skuadra fitoi, por nuk duhet te mbetemi këtu". Është vështirë të shohët Mirel Josën të buzëqeshë e megjithatë një 0-4 në ndeshjen e parë, në transfertë, kundër ish-skuadrës së tij, përmbush të gjithë motivet për të qenë i kënaqur. Kukësi ka likuiduar me poker Skënderbeun për javën e 17-të të Kategorisë Superiore. Korçarët pothuajse nuk zbritën fare në fushë, duke i lënë inisiativën kundërshtarit, që i shënoi tre që në pjesën e parë, duke e bërë të dytën një formalitet.

Spostimet taktike të Josës, sidomos dizenjimi i vendit të ri pas sulmuesve të Limajt ishte funksional, duke bërë që suksesi të ndihej që në batutat e para. Ibraimi në të 5 e Limaj dy minuta më pas, i dhanë drejtim ndeshjes, ndërkohë që Leira bëri tris në minutën e 32, përpara se Limaj të vuloste rezultatin në pjesën e dytë: "Të vazhdojmë kështu, por nuk do të thotë se fituam ndeshjen sot dhe të harrohen problemet e së kaluarës - kujtoi tekniku pas ndeshjes -. Duhet të përmirësohemi nga java në javë. Kështu më pëlqen ta vendos skuadrën, nëse do kem lojtarë më të shpejtë nga krahët mund të ndryshoj".

Fitore me peshë, e treta radhazi tek Kukësi, por ëndërrat e Safet Gjicit dhe tifozëve kuksianë janë shuar nga tekniku pa nisur mirë: " Titulli? As klubi nuk a kërkuar dhe as unë nuk kam luajtur mendsh. Kemi një Vllazni 13 pikë përpara. Unë e krahasoj me veten time kur isha te Skënderbeu dhe isha 9, 10, 13 pikë nuk mund të më arrinin. Mirë, Vllaznia gabon, pse ne nuk do gabojmë?! E kemi parë edhe Skënderbeun çfarë ka bërë para kësaj ndeshje, i ka marrë shumë pikë kundërshtarëve tonë. Unë kam ardhur edhe me Tiranën dy herë këtu dhe jam mundur, nuk i ngatërroj gjërat.”, saktësoi Josa.

Skënderbeu fitoren e fundit e ka regjistruar në 30 dhjetor të vitit 2020 përballë Bylisit. 36 gola ka pësuar skuadra korccare në këto 17 javë, duke u renditur në vendin e fundit me 12 pikë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI