Flash

Video/ Inter shumë i fortë për Beneventon: poker zikaltër me Lautaro-Lukakun

Lapsi.al 30 January 2021
Video/ Inter shumë i fortë për Beneventon: poker zikaltër me

Pas fitoreve të Milan e Juve, edhe Inter përgjigjet prezent. Në javën e 20 të Serie A skuadra e Conte mposhti Beneventon 4-0 e mbetet -2 nga kuqezinjtë e +5 nga bardhezinjtë (me një ndeshje më pak). Në San Siro ndeshja u bë menjëherë e thjeshtë për zikaltrit. Në pjesën e parë një autogol i Improta (7') zhbllokoi ndeshjen, pastaj në të dytën Martinez (57') dyfishoi e Lukaku (67' e 78') mbylli ndeshjen me një dygolësh.

Conte zbriti në fushë me katër inovacionet e planifikuara në prag: prapa Ranocchia me De Vrij që pushoi, ndërsa në regji Eriksen në vend të Brozovic, me Gagliardinin - i preferuar ndaj Vidal - e Perisic si mesfushor i majtë në vend të Young. Ndryshime që nuk e penguan Inter ti përgjigjet Milan e Juventus, me një 4-0 pa histori kundër Beneventos. Tre pikët erdhën përmes një devijimi të pafat (të Improta në të 7’ pas një goditje dënimi të një Eriksen brilant). Rikthimi i Lautaros, në gol në minutën e 57’ pas gjashtë ndeshjesh pa shënuar – mes Serie A e Kupës së Italisë –e dygolëshi i Lukakut nuk i lanë asnjë shans të besuarve të Inzaghit.

Kështu Conte (i skualifikuar për dy ndeshje, në pankinë ishte asistenti Stellini) merr maksimumin nga një ndeshje jo vecanrëisht impenjative në nivel energjish e në të cilën mundi ti japë një shans nga minuta e parë atyre që kishin nevojë të luanin. Në fund, në klasifikimin lart nuk ndryshon asgjë me Inter që mbetet -2 nga Milan e mban larg Juventus. Benevento, ndërkohë, mbetet në kuotën e 22 pikëve në vendin e 12.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI