Flash

Nga 'nuk di të godasë penallti' tek elozhet. Mihajlovic: "Po të kishim Ibran do fitonim 3-0 ne"

Lapsi.al 31 January 2021
Nga 'nuk di të godasë penallti' tek elozhet. Mihajlovic:

Pas humbjes me Milanin, Sinisa Mihajlovic analizoi performancën e Bolonjës. "Ne krijuam 3-4 raste, besuam deri në fund. Donnarumma ishte i aftë, nuk mendoj se është një humbje e merituar - shpjegoi trajneri kuqeblu -. Ata shënuan me dy penallti, ne bëmë më mirë". "Ata kishin shanse shënimi, por të gjitha me topa të gjatë për Ibran dhe në shtyllën e dytë, ne përmes lojës - shtoi ai -. Nëse Ibra do të ishte në anën tonë do të përfundonte 3-0 për ne".

"Djemtë duhet të jenë krenarë për lojën që bënë, ne kemi identitetin tonë - vazhdoi Sinisa për klimën në dhomën e zhveshjes - Ne gjithmonë bëjmë performancën tonë, atëherë duhet të shohim nëse është vetëm një performancë apo një performancë fituese. Duhet të punojmë në detaje, një nga këto është cinizmi para portës. Nëse ke 3 ose 4 raste në njëzet minuta dhe nuk shënon, është normale që një ekip i fortë të të ndëshkojë në rastin e parë që i jepet".

BATUTA NË PENALLTINË E PARË: "IBRA NUK DI T'I GODASË"

Gjatë ndeshjes, para goditjes së parë të penalltisë, një episod interesant u zhvillua mes Mihajlovic dhe Skorupski. Trajneri kuqeblu i thirri portierit të tij: "Mos u shqetëso, ai nuk di si t'i gjuajë" duke iu referuar Ibrahimovic. Dhe në fakt Skorupski e priti penalltinë nga Ibra edhe pse Rebic shënoi më pas në topin e rikthyer.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI