Flash

Video/ Lazio hakmerret nën shenjën e Muriqit: Atalanta shembet 3-1 në shtëpi

Lapsi.al 31 January 2021
Video/ Lazio hakmerret nën shenjën e Muriqit: Atalanta shembet 3-1

Katër ditë pas ndeshjes së Kupës së Italisë me Atalantën që eliminoi Lazion, ja revanshi, por kësaj here me synimin për në Champions League. Po kështu, sepse skuadra e Inzaghi në Geëiss Stadium hakmerret, merr 3 pikët në shtëpi dhe tejkalon ekipin bergamask në vendin e pestë në renditje (37 pikë me 36).

Lazio fillon me rrëmbyeshëm dhe pas 3’ minutash zhbllokoi ndeshjen falë një goditje të shkëlqyer me të djathtën nga Marusic, që befasoi Gollinin. Atalanta duket se e ndjeu goditjen dhe bardhekaltrit u përpoqën ta shfrytëzojë. Në të 32’, Immobile peneloi një krosim perfekt për Milinkovic-Savic, i vetëm në mes të zonës, por goditja e tij me kokë preket nga portieri bergamask dhe përfundon në shtyllë.

Në pjesën e dytë, një tjetër fillim supersonik për Lazion që, në të 51', dyfishoi shifrat. Rinisje e lojës nga Reinës, devijim me kokë i Immobile në mesfushë që nxjerr të lirë Correan. Argjentinasi fluturoi drejt zonës, kaloi edhe Gollinin dhe e dërgoi topin në rrjetë. Por emocionet nuk mbarojnë këtu, sepse Atalanta nuk dorëzohet dhe në minutën e 79-të Muriel driblon Acerbin, por ndalet nga shtylla dhe duhet ardhja e Pasaliç për të ngushtuar difernecën.

Por kjo vetëm për pak minuta sepse goli i tretë i Lazios vret ndeshjen. Shënon përsëri Muriqi, në një asist të dhënë nga Pereira. Goli i dytë në katër ditë për kosovarin e ardhur nga Fenerbahce, që duket se po rikthehet golashënuesi për të cilin bardhekaltrit shpenzuan 18 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI