Flash

Video/ Seferi e bën ‘sefte’: Shehi e nis me fitore aventurën tek Tirana

Lapsi.al 31 January 2021
Video/ Seferi e bën ‘sefte’: Shehi e nis me fitore

Mjafton edhe një gol, sepse ishte e nevojshme fitorja. Për moralin, për impaktin e trajnerit të ri e për renditjen. Orges Shehi ka debutuar me fitore në stolin e Tiranës, me bardheblutë që kanë triumfuar minimalisht 0-1 ndaj Apolonisë në Loni Papuciu. Vendosi ndeshjen Taulant Seferi, në golin e parë me fanellën bardheblu në minutën e 76’, që I dha tre pikë të tijve.

Dëshira për të bërë kthesën ndihej që në minutat e para tek bardheblutë që në cerekorëshin e parë e mbështetën Apoloninë tek litarët, por nëse rezultati nuk ndryshoi ishte vetëm për mungesë fati. Dy herë kryeqytetasit goditën shtyllën: me Bathën në minutën e 10-të dhe më pas me Muçin në minutën e 14-të.

Camarata nuk arriti të bënte surprizën, si kishte bërë në javët e fundit. Apolonia e tij në pjesën e parë ishte e plotësisht e kujdesur për të mos pësuar, duke i lënë shumë inisiativë miqve, që në minutën e 76’ e zgjidhën me golin e Seferit. Më këtë fitore bardheblutë shkojnë në kuotën e 23 pikëve dhe renditen në vendin e 6-të, ndërsa Apolonia qëndron në vendin e 8-të me 13 pikë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI