Flash

Vatikani jehonë protestave shqiptare: “Të dëgjohet zëri i qytetarëvë"

Shqipëri: protestat në rrugë vazhdojnë. Çdo mbrëmje në kryeqytet zhvillohen marshime dhe grumbullime të vazhdueshme, të përbëra kryesisht nga të rinj, të cilët janë shndërruar në motorin e vërtetë të asaj që tashmë njihet si "Revolucioni i Flamingove". Protesta nuk kufizohet më vetëm te çështjet urbanistike dhe mjedisore, por është kthyer në një lëvizje kundër korrupsionit, mungesës së transparencës në investimet strategjike, emigrimit të të rinjve dhe shpopullimit të vendit.

13:26

"Më masakrojnë çdo ditë, i zhgënjyer nga De Laurentiis” Gattuso shfryn dufin me presidentin

Lapsi.al 1 February 2021
"Më masakrojnë çdo ditë, i zhgënjyer nga De

"Këtu më masakrojnë çdo ditë, është një gjë anormale. Kaq shumë sulme, kaq shumë fyerje pa lidhje: nuk punohet kështu, duhet seriozitet". Fjalë të qarta dhe të vështira ato të shqiptuara nga Rino Gattuso menjëherë pas ndeshjes Napoli-Parma. Suksesi i djemve të tij, nënshkruar nga Elmas dhe Politano, nuk i ka dhënë buzëqeshje teknikut blu, shumë i hidhëruar nga gjithçka që ndodhi ditët e fundit: "Ka tifozë tastiere, në epokën e izolimit, të cilët më janë hedhur kundër, por sulmet kanë ardhur edhe nga njerëz që kanë qenë këtu me vite, prej tyre ndjeva ofendime kunddrejt meje. Nëse shoqëria ka ndonjë lidhje me të? Gjykojeni vetë, unë po hesht. Por kështu është e vështirë. Unë nuk lexoj, por lojtarëve disa gjëra i mbeten. Duket se jemi të fundit në renditje. Kjo rrjetë merimange filloi një muaj më parë. Unë dua të punoj seriozisht, kështu nuk mundem".

"Me presidentin De Laurentiis - vazhdoi Gattuso - marrëdhënia ka qenë gjithmonë e mirë, por unë nuk e fsheh faktin se në 15-20 ditët e fundit kam qenë i zhgënjyer: çështja është trajtuar keq. Nuk ndihem mirë në këtë situatë. E them sinqerisht. Nuk më ka lënë asnjëherë gjë mangut, e respektoj, por nuk më pëlqyen disa gjëra. Kontakte me trajnerë të tjerë? Thjesht po them se pavarësisht nga kontrata, nuk jam ulur në tryezë me klube të tjera që gjithashtu treguan interesin e tyre ndaj meje. Unë bëra personin e korrekt, nëse kishte ndonjë takim nuk u paraqita. Unë nuk dua të jem hipokrit, e përsëris: jam një punonjës i tij dhe ai kurrë nuk më la gjë mangut, më ka bërë të trajneroj një ekip të fortë, por situata u trajtua keq".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI