Flash

FOTO/ Shikoni ndërhyrjen 'vrasëse' në Brazil: portieri përfundon në spital me pesë qejpe

Lapsi.al 1 February 2021
FOTO/ Shikoni ndërhyrjen 'vrasëse' në Brazil: portieri
Kërkoi falje menjëherë, sepse duhet të ketë kuptuar menjëherë ndërhyrjen vrasëse që bëri. Leandro Castan, ish-mbrojtës i Romës, që luan për Vasco da Gama, u përjashtua me karton të kuq gjatë ndeshjes kundër Bahias për një faull shumë të rëndë ndaj Douglas, që i kushtoi pesë qepjeve portierit kundërshtar. Imazhet shpjegojnë më mirë se çdo fjalë, Castan hyri me këmbën të ngritur mbi fytyrën e portierit të Bahias, që u goditi fort me taka dhe u shemb përtokë nga dhimbja. Një faull shumë i rëndë, por jo me qëllim, sepse braziliani po shikonte topin dhe nuk e vuri re daljen e portierit në goditjen e lirë, që çoi më pas në golin me kokë të Ygor. Arbitri padyshim që përjashtoi me karton të kuq ish-mbrojtësin verdhekuq (me ndihmën e Var), i cili menjëherë pas ndeshjes ka publikonte një postim në rrjetet sociale për të kërkuar falje për ndërhyrjen. Falje që u pranuan menjëherë nga portieri.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by LC5 (@leandrocastan)

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI