Flash

"Ai është lojtari më i mirë në botë": Mbappé i befason të gjithë

Lapsi.al 2 February 2021
"Ai është lojtari më i mirë në botë":

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappé ka folur për marrëdhënien e tij me Neymar dhe për ndjesinë që është krijuar që nga bashkimi me ekipin. I intervistuar nga France Football, sulmuesi i ri, tepër i përfolur në lidhje me merkaton, mund të ketë dërguar gjithashtu edhe një sinjal të qartë për të ardhmen e tij...

“Neymar mund të bëjë të gjithcka. Ai është më i miri në botë ”, ka thënë Mbappé pa hezitim. “Kur arriti në Paris e menjëherë kuptuam se çfarë ishte i aftë të bënte. Nuk e di nëse të gjithë e dinë, por Neymar kupton gjithçka në fushë. Ka një instikt që e bën të kuptojë gjithçka menjëherë. Gjithmonë kam besuar se lojtarët e shkëlqyer janë bërë për të luajtur së bashku dhe kjo ka qenë e vërtetë për ne. Që nga momenti kur arrita në PSG statuset tona u përcaktuan: Neymar është zemra e projektit dhe unë jam këtu për ta ndihmuar atë. Kjo sepse kur mbërrita te PSG isha thjesht një yll në rritje dhe më duhej të konfirmoja aftësitë e mia në fushë ”.

A ndryshoi diçka fitorja e Francës në Kupën e Botës? Jo, gjithmonë ka pasur shumë respekt dhe ndershmëri mes nesh. Është themeli i marrëdhënies sonë, O'Ney është dikush që me të vërtetë e vlerësoj. Kur u ktheva nga Kupa e Botës isha i trishtuar për të. U përpoqa të ndryshoj temën dhe të mos flas për të”. Dhe përsëri: "Në fillim nuk flisnim shumë për futbollin, por mbi të gjitha për mjedisin, publikun, tifozët... Por ishte e komplikuar sepse nuk flisja anglisht ose spanjisht. Gjithmonë kemi pasur nevojë të flisnim me një person tjetër për të interpretuar fjalët tona. Ishin muaj shumë të lehtë pasi fillova të flas anglisht”.

“Neymar është një djalë i mirë. Me të vërtetë. Larg asaj figure që e përshkruajnë si arrogant. Kurrë nuk do ta harroj se si më ndihmoi në ditët e para. Kur je 18 vjeç dhe shkon në një skuadër të madhe nuk është kurrë e lehtë. Në këto skuadra 60% e suksesit tuaj varet nga futbolli dhe 40% i mbetur nga mënyra se si përshtatesh në dhomat e zhveshjes. Ai më ndihmoi dhe nuk do ta harroj kurrë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI