Flash

"Takoheshim në hotel, kishte mbathje të verdha okër": ish-e dashura e Higuain tregon detajet e lidhjes

Lapsi.al 2 February 2021
"Takoheshim në hotel, kishte mbathje të verdha okër":

Modelja Manuela Ferrara, ish-e dashura e Gonzalo Higuain, vazhdon të tregojë për raportin me ish-sulmuesin e Juventus e Napolit në emisionin “Tiki Taka”, duke zbuluar madje edhe detaje intime. "Nuk kam qenë kurrë e dashura e Higuain, historia jonë ka nisur pesë vjet më parë, kur ai ishte beqar. Në atë kohë nuk kishte asnjë Lara (emri i partneres aktuale të sulmuesit me të cilin ai gjithashtu ka një vajzë) ose ndoshta ai ishte gënjeshtar. Iu përgjigja një pyetjeje të thjeshtë për të”.

Modelja nuk ndalet me aq, por tregon detaje të reja: “Në shtëpi nuk stërvitej kurrë, ishte gjithmonë i dëshpëruar. Mbante veshur boksera të verdhë okër. Me të jam takuar vetëm një herë në shtëpinë e tij dhe pastaj në hotel. Nëse kam frikë nga denoncimi i tij? Nuk isha ofenduese ndaj tij, thjesht përshkrova se kush ishte ai më parë. Tani do ta ketë mbledhur mendjen. Futbollisti im i preferuar? Unë jam një adhuruese e madhe e Zengës, kur isha fëmijë kam pasur posterin e tij në dhomën time”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI