Flash

Xhaçka përcjell Cakajn/ Ironia dhe kritikat për diplomacinë në sy të Ramës

Lapsi.al 5 January 2021
Xhaçka përcjell Cakajn/ Ironia dhe kritikat për

Sikur të mos i mjaftonte sikleti i ndarjes me stafin, lamtumira me karrigen apo rënia e beftë nga pozitat komode të kryesimit të diplomacisë, Gent Cakajt iu desh të përballojë në minutat e fundit edhe sulmin e pasardhëses së tij në detyrë, që u duk sikur e përcolli nga zyra në mënyrën më të keqe të mundshme.

Nuk dihet çfarë e provokoi mërinë e Olta Xhaçkës ndaj Cakajt, por Ministrja e Jashtme përmendi disa nga momentet kyçe të drejtimit të institucionit duke kërkuar korrigjimin e tyre në sy të publikut. Gjithçka u zhvillua para kamerave, si me porosi të dikujt që ka kënaqësinë ta ndjekë live shfaqjen.

Cakaj nuk u tregua modest, kur tha se negociatat janë hapur dhe se Olta Xhaçka do të merrte pjesë në konferencën e parë ndërqeveritare pas disa muajsh. “Unë jam pafundësisht i lumtur që Znj. Xhaçka pak muaj prej momentit të sotëm do t’i prijë delegacionit të Shqipërisë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian” tha ai, ndërsa e mbyllte fjalimin me emocionet e rastit. Xhaçka nuk shfaqi ndonjë entuziasëm të veçantë.

Përkundrazi, si një grua e mësuar me burrat që i shprehin disponimin për ta ndihmuar në detyrat e vështira, nuk e përmbajti ironinë edhe me Ramën, edhe me Gentin. “Jam shumë e privilegjuar që do të kem një dyshe si ju këshilltarë, kryeministër dhe Genti” tha ajo, ndërsa buzëqeshte lehtë.

[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/01/Xhacka-ironi-me-Ramen-dhe-Cakajn.mp4"][/video]

Pas kësaj, iu drejtua vartësve në sallë. Paralajmëroi këdo që kishte rënë pre e rutinës në punën në ministri, sigurisht të formësuar nën drejtimin e Gent Cakajt. "Aq sa eksperienca e madhe është një aseti i vyer në një institucion si ky, po aq edhe rutina është një problem i madh kur duhen kapërcyer barriera të reja, siç është në fakt integrimi europian” ishte mesazhi i parë me tone kërcënimi për vartësit.

Xhaçka tregoi se ishte informuar më herët për atë që ndodhte në ministri. Duke nxjerrë në pah problemet e mëparshme, ajo la të kuptohej se stafi nuk i bindej Kryenegociatorit Zef Mazi dhe se kjo duhej të ndryshonte.

“Kryenegociatori duhet të marrë jo vetëm përgjegjësinë, që e ka marrë, por duhet të marrë mbështetjen e plotë nga i gjithë zinxhiri i punës me integrimin në këtë ministri duke u koordinuar prej tij, por edhe duke u përgjigjur para tij” u shpreh Xhaçka.

Një tjetër moment për t’u korrigjuar sipas Xhaçkës janë shërbimet në ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit, duke sjellë si shembull konkret atë që ndodhi me emigrantët shqiptarë në Greqi pak kohë më parë, të cilin e konsideroi si një mësim të madh, që nuk duhej harruar.

“Askush nuk duhet të ndihet i lënë pas dore dhe ndodhitë e zvarritjes së qytetarëve para disa kohësh në konsullatën tonë në Selanik apo në ambasadën tonë në Athinë jo vetëm që nuk duhet të përsëriten, por nuk duhet të harrohen asnjëherë si mësim I madh për shërbimin tonë konsullor”

Ministrja e re e mbylli fjalën me paralajmërime të tjera për stafin, duke lënë të kuptohet se do të ketë ndryshime në ministri: “Kush nuk e ka pasionin e mjaftueshëm, ndihet i vetëkënaqur apo i pamotivuar, pa diskutim duhet të bëjë më shumë dhe duhet ta gjejë këtë motivim pa humbur kohë dhe këtë pasion që është absolutisht i domosdoshëm”.

Që Cakaj nuk e priste qëndrimin e sertë të Olta Xhaçkës, u kuptua që në hyrje të konferencës. SMe përkushtim naiv, i bëri asaj premtimin se do të shndërrohej dhe do të bëhej “mbështetësi juaj më i madh në mënyrë që ju të shkëlqeni si një Zonjë e Hekurt, në të qëndruarit në krye të diplomacisë shqiptare. Unë do të jap të gjithë kontributin tim në mënyrë që ju të keni një mandat të suksesshëm dhe ta kryeni detyrën në mënyrën më dinjitoze të mundshme”.

Sigurisht që sjellja prej kavalieri në momentet e fundit në detyrë nuk ka për t’i shërbyer për asgjë Gent Cakajt. Në dy vite kohë që pati në dispozicion në Ministrinë e Jashtme, duhet të ishte njohur me klanet dhe aleancat që qarkullojnë brenda Partisë Socialiste. Duke mos arritur të bëhet pjesë e asnjërit prej tyre dhe duke pasur një post aq të rëndësishëm, kanë qenë të shumtë ata që donin ta shihnin live “flakjen” e tij nga zyra. Aq e kishin pritur këtë moment, saqë prania e Ramës në konferencë nuk ndryshoi asgjë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI