Flash

Vrasja për xhelozi/ Ekzekutohen dy motrat në sy të fëmijëve

Lapsi.al 31 December 2020
Vrasja për xhelozi/ Ekzekutohen dy motrat në sy të

Dy motra, Zhaneta Metani, (poshtë në foto) dhe Kristina Bardhi janë viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi në Tiranë dhe për shkak të xhelozisë së autorit. Vrasësi është Përparim Ademi një 59-vjeçar që nuk e kapërdiu dot faktin se njëra prej viktimave, Zhaneta ishte ndarë prej tij dhe nuk dontë t'i rikthehej më lidhjes.

Ka qenë ora 10:10 minuta, kur Ademi ka ngjitur shkallët e pallatit ku banonte ish-bashkëjetuesja e tij me një automatik. Kur ka hyrë në shtëpi, ai ka qëlluar me breshëri automatiku drejt dy motrave që gjendeshin në katin e tretë të pallatit në zonën e Astirit. Në shtëpi kanë qenë edhe djemtë e mitur të Zhaneta Metanit, që kanë parë skenën e vrasjes së nënës së tyre.

Pas krimit, Përparim Ademi është larguar me shpejtësi, por arratia ka zgjatur vetëm dy orë. Në deklarimet para oficerëve është shprehur se vrasjen e kreu për xhelozi, ndërsa në pyetje pritet të merren edhe fëmijët e mitur, të cilët kanë qenë prezent në momentin e ekzekutimit të dyfishtë. Ademi është nga Tirana dhe ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoninë të Veriut. Ai njihet edhe si Përparim Tela, pasi vite më parë ka ndërruar mbiemrin për arsye që nuk dihen.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI