Flash

Beteja e ekraneve/ Çfarë ofrojnë televizionet për darkën e ndërrimit të viteve

Lapsi.al 31 December 2020
Beteja e ekraneve/ Çfarë ofrojnë televizionet për

Për shkak të pandemisë, fundi i këtij viti nuk ka shumë alternativa për të shfrytëzuar ditët e pushimit të festave. Thuajse të gjithë do të jemi mbyllur në shtëpi natën e ndërrimit të viteve. Me mbylljen e lokaleve, të restoranteve dhe të kufinjve, darka do të jetë më tradicionale se kurrë dhe sado vëmëndje të marrë ekrani i celularit, prap ai i televiziorit ka rëndësinë e vet.

Pikërisht për natën e ndërrimit të viteve, televizionet tentojnë të bëjnë më të mirën, duke qenë se shikuesi është aty dhe shikueshmëria duhet të jetë maksimale. Televizioni Publik RTSH do të sjellë një programacion të dedikuar për natën e ndërrimit të viteve me titullin "Urimi i Bardhë" me humor, muzikë dhe personazhe të njohur të skenës, me autorësinë e Altin Bashës.

Ndërkohë Televizioni Klan dhe Top Channel, këtë vit do të joshin shikuesit me komedianët e tyre. Natën e ndërrimit të viteve, Klan i ka lënë hapësirë Klanifornia-s, ndërsa në anën tjetër si çdo 31 dhjetor do të jetë në transmetim një maratonë e Portokallisë. Skeçe, batuta dhe të qeshura këtë të enjte, sikur të ishte e dielë.

Një natë me humor, muzikë dhe valle premton edhe Vizion Plus që në orët festive do të shndërrohet në Vizion Pozitiv. Nën drejtimin e Bledar Laços, Vizon thotë se do ta mbyllë "siç duhet kapitullin e vështirë të 2020-ës, me atë që duam më shumë në momente festive, muzikën".

Ndryshe do të jetë këtë vit edhe Abc, që është zhveshur nga "news" dhe kërkon shikueshmërinë përmes shfaqjeve argëtuese. Nata e 31 dhjetorit në këtë televizion do t'i përkasë Soiree, emisionit që transmetohej dikur në Top Channel dhe që do të ketë të ftuar vetë punonjësit e ekranit në fjalë.

Televizionet informative normalisht "hapin krahun" përgjatë orëve festive. Natyrshëm, janë të paktë ata që tërhiqen nga statistikat, përmbledhjet e fundvitit apo analizat me tone dramatike. Por të mos harrojmë se 2020 ishte një vit i paparashikueshëm. Dhe nuk ka mbruar ende.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI