Flash

Rama premton fillimin e vaksinimit në janar. Sasitë dhe grafiku mister

Lapsi.al 30 December 2020
Rama premton fillimin e vaksinimit në janar. Sasitë dhe grafiku mister

I gjendur në tehun e kritikave se ndryshe nga vendet e tjera Ballkanike që tashmë e kanë filluar vaksinimin e popullsive të tyre, kryeministri Rama ka shpallur sot se edhe Shqipëria do të nisë në janar.  “Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar” ka shkruar ai në Twitter!

Lexo me tej:

 Diplomacia e vaksinës/ Vuçiç, furnizim nga Pfizer, Rama dhe të tjerët në pritje

Shqipëria nuk pa ndonjë dritë jeshile nga BE-ja për të marrë nga sasitë që ka kontraktuar Brukseli dhe as në rrugë të tjera.

Shumë vende në rajon patën si shpresë të vetme përfshirjen në sistemin COVAX, që në prillin e kaluar, i cili në sajë të kontributit financiar që pati dhënë secili u siguronte vaksinimin e deri në 20% të popullsisë. 

Duke dashur të japë idenë e liderit që po përpiqet të luftojë si në rrethim, Rama goditi edhe BE, për mungesën e ndihmës ndaj vendeve të rajonit.“I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt” shkroi ai.

Vendet e Ballkanit po garojnë për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, Shqipëria nuk është në listë

Por kryeministri, megjithëse ka folur për një tekst marrëveshjeje me Pfizer nuk ka përcaktuar se sa do të jetë sasia që do të mëbrrijë këtu, e kësaj vaksine që ka një çmim tepër të lartë (20 euro) dhe që do kushte super moderne të ruajtjes (deri - 70 gradë).

Ndërkohë që shtetet e zhvilluara jo vetëm kanë bërë transparente sasitë e vaksinave të kontraktuara, emrat e tyre, si dhe grafikët dhe kalendarët se si do të vaksionohet popullësia në bazë të moshës dhe riskut, Shqipëria në këtë pikë gjendet në errësirë të plotë. Frika është se mos ndodh ajo që bo bëjën shumë vende të varfra që marrin një numër të vogël vaksinash sa për ti përdorur për propagandë se vaksinimi filloi. 

Pasi, nëse vendet më të zhvilluara të BE-së kanë shpallur se popullsisë me moshë mestare do ti vijë radha në qershor - korrik, është vështirë të thuhet se kur do të kemi një vaksinim real dhe jo për shou të shqipëtarëve.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI