Flash

Ndryshime në qeveri/ Ikën Gent Cakaj, Rama kthen Niko Peleshin

Lapsi.al 29 December 2020
Ndryshime në qeveri/ Ikën Gent Cakaj, Rama kthen Niko Peleshin

Fundi i vitit 2020 duket se po korrespondon dhe me fundin e disa ministrave të qeverisë në pushtet. Kryeministri Edi Rama e shiti largimin e Cakajt si një zëvendësim të kryer prej tij, por në reagimin e vetë ministrit kuptohet se bëhet fjalë për një dorëheqje të parevokueshme.

Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes”, shkruan Rama.

Cakaj nga ana tjetër shpreh mirënjohjen për besimin që iu dha, por nuk tregon shkaqet e vërteta që e bënë të jepte dorëheqjen e parevokushme dhe siç e thotë edhe ai, duke mbyllur kështu kapitullin në shërbim të diplomacisë shqiptare, por jo vetëm. Cakaj tregon se nuk do të garojë as si deputet në zgjedhjet e ardhshme.

"Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem si kandidat për deputet, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar", shprehet Cakaj.

Vendin e tij do e zë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila në pozicionin që ka aktualisht do të zëvendësohet prej ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshit.

Kujtojmë se pas protestave për vrasjen Klodian Rashës,  kryeministri Edi Rama largoi nga qeveria edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj duke emëruar në vend të tij, Bledi Çuçin.  Ndërsa postin e Ministrit të Bujqësisë, që e mbante Çuçi e zuri Milva Ekonomi.

 

 

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI