Flash

Emrat e gjykatësve/ Kush i kontrollon balancat në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 23 December 2020
Emrat e gjykatësve/ Kush i kontrollon balancat në Gjykatën

Me zgjedhjen që bëri këtë të mërkurë, presidenti Ilir Meta, Gjykata Kushtetuese arriti në 6 anëtarë dhe konsiderohet funksionale, pasi tashmë ka kuorumin e duhur për të marrë vendime. Emërimi i anëtarëve të Kushtetueses ka kaluar përmes një procesi të komplikuar ku luhej edhe në prapaskenë, ku secila palë politike tentoi të krijojë mbështetje në vendimmarrje.

Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë. Tre anëtarë emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë zgjidhen nga Kuvendi dhe tre anëtarë zgjidhen nga Gjykata e Lartë.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi.

Por cilët janë emrat e gjykatësve të Kushtetueses të zgjedhur deri tani?

1. Vitore Tusha

Vitore Tusha është e vetmja që ia doli të kalojë vetingun nga trupa e sistemit të mëparshëm të drejtësisë. Prej 12 vitesh ajo është anëtare e Gjykatës Kushtetuese ndërsa njihet si gjyqtarja që ka shpallur jokushtetuese çështje me ndjeshmëri të lartë publike, siç janë marrëveshja e detit, ligji i lustracionit, ndërsa ishte ndër të parat që mbështeti Vetiingun.

Çështja më me bujë që ka shqyrtuar zonja Tusha, është ajo e vitit 1995, kur rrëzoi kërkesën e ish-Kryeministrit Fatos Nano, i cili kërkoi lirim të parakohshëm nga burgu pasi ishte dënuar me 12 vite heqje lirie.

2. Elsa Toska

Elsa Toska u votua nga mazhoranca socialiste dhe deputetët zëvëndësues të opozitës me 105 vota pro si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka punuar si këshilltare ligjore prej 12 vitesh dhe kishte kaluar vetingun.

3. Marsida Xhaferllari

Marsida Xhaferllari u zgjodh nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pas disa manovrave të mazhorancës socialiste që në bashkëpunim me KED tentuan të emërojnë në vend të saj Arta Vorpsin. Kjo e fundit shkoi të betohej tek një notere si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pasi presidenti e bllokoi procesin e afateve për të. Në vend të saj, Marsida Xhaferllari u betua në presidencë dhe Gjykata Kushtetuese zgjodhi të pranojë Xhaferllarin si anëtaren e radhës e propozuar nga presidenti. U desh opinioni i Komisionit të Venecias, që të vulosej skema sipas të cilës KED ishte bërë pjesë e një loje politike për t'i hequr të drejtën presidentit të zgjidhte kandidaturën e preferuar.

4. Fiona Papajorgji

Fjona Papajorgji u zgjodh nga kuvendi, sërish me 104 vota. Kandidatura e saj u përkrah nga mazhoranca socialiste dhe disa vota nga deputetët zëvëndësues të opozitës.

5.Altin Binaj

Altin Binaj u votua nga parlamenti i mazhorancës socialiste me 96 vota pro. Ndryshe nga rastet e kaluara, Binaj ishte e vetmja kandidaturë që u paraqit nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi para deputetëve, për një mandat tashmë mjaft të kufizuar. Binaj është zgjedhja e tretë e parlamentit për Kushtetuesen.

6. Përparim Kalo

Kalo është zgjedhja e presidentit Meta, pak orë pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i kishte dërguar emrin e tij dhe emrin e Aleksandër Tomës. Kreu i shtetit zgjodhi emrin e Përparim Kalos që ishte më lart në renditjen e pikëzimit.

Kandidati i shtatë

Mbetet ende i pazyrtarizuar emri i anëtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese që do të ulet në karrigen e mbetur bosh pas largimit të Besnik Muçit. Në garë ka mbetur vetëm Sonila Bejtja, pasi KED ka konstatuar tërheqjen nga gara të Zhaklina Petos, e cila më herët ështe skualifikuar disa herë nga KED.

Vendimarrja në Gjykatën Kushtetuese bëhet me një kuorum prej 6 anëtarësh, ndërkohë që duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit, pritet pas plotësimit të Gjykatës së Lartë, pasi edhe ajo nuk është funksionale.

Fakti që Gjykata Kushtetuese u plotësua me 6 anëtarë, është përshëndetur nga ambasadorët e huaj në Tiranë, të cilët nuk e kanë fshehur entuziasmin. Dhe tani që gjykatën e kemi funksionale, të presim nëse do të kemi edhe drejtësi.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI