Flash

Show me Bajrat/ Nga arrestimi për vrasjet tek dënimi për trukim ndeshjesh

Lapsi.al 23 December 2020
Show me Bajrat/ Nga arrestimi për vrasjet tek dënimi për trukim

Zhurma që shoqëroi arrestimin e grupit të "Bajrave" të Shkodrës në vitin 2018 u provokua jo vetëm për shkak se u goditën emra të njohur të krimit në këtë qytet, por edhe sepse akuzat ndaj tyre ishin të rënda. U fol për vrasjen e një vajze 15 vjeçareje nga Behar Bajri, grupi u akuzua fillimisht për gjobëvënie dhe trafik ndërkombëtar droge dhe gati 20 persona u arrestuan si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Emrat e Bajrave dhe të miqve të tyre ishin përfolur shpesh në media për disa ngjarje kriminale dhe për përplasjen mes bandave në Shkodër dhe u duk se policia theu një tabu me goditjen e të fortëve të Shkodrës.

Por dy vite më pas, drejtësia duket se është zbythur përballë të fortëve të Shkodrës. Dënimet e tyre përkojnë me kohën e paraburgimit dhe pjesa më e madhe janë liruar nga burgu.

https://lapsi.al/2019/07/27/8-krimet-qe-rendojne-mbi-behar-bajrin-mes-tyre-edhe-vrasja-e-nuses-15-vjec/

Akuzat e rënda kanë rënë njëra pas tjetrës gjatë hetimit dhe dosja është "lehtësuar" goxha. Dënimet janë vetëm për armëmbajtje pa leje dhe për trukimin e ndeshjeve, ose edhe për ndërtim pa leje.

Gjykata përllogariti se anëtarët e grupit Bajri i kanë shlyer dënimet që variuan në maksimumi 2 vjet e 6 muaj, gjatë kohës që kanë qëndruar në paraburgim. Në qeli kanë mbetur vetëm Safet Bajri dhe Ilir Rustemi. I pari është dënuar me 9 vite burg në Belgjikë për “shfrytëzim prostitucioni”. Ndërsa Ilir Rustemi është i dënuar me 5 vite e 6 muaj burg në Itali.

https://lapsi.al/2018/09/22/vrasje-dhe-perdhunime-kush-eshte-i-arrestuari-behar-bajri-tmerri-i-shkodres-prej-20-vitesh/

Gjykata vendosi dënimin e Behar Rustemi (Bajri, Brajoviq) për “Organizimi i llotarive të palejuara në bashkëpunim” me 3 muaj burg. Dënimin e Safet Rustemit për “Paracaktim të rezultateve në garat sportive” dhe “armë mbajtje pa leje” dhe “Organizimi të llotarive sportive në bashkëpunim” dhe dënimin e tij me përfundimsht me 2 vite e 6 muaj burgim. Ilir Rustemi u dënua për mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj burg.

Lexo edhe: “Trukoi ndeshjen me Tërbunin”/ Telefonata e Armir Grimës me Safet Bajrin

Astmer Bilalit, i akuzuar për “Përcaktimi të rezultateve sportive” dhe “Ndërtim të paligjshëm” u dënua me 3 vite burgim. Ismet Idrizi, për armëmbajtje pa leje u dënua me 2 vite e 6 muaj burgim. Emrah Plaku, po ashtu u dënua për armëmbajtje pa leje me 2 vite burg. Sirjan Alija, i akuzuar për “organizimin e llotarive sportive” dhe u dënua me 2 muaj burgim.

Ardit Smajli, u dënua me 8 muaj liri me kusht, po për “Organizimimi i llotarive sportive”. Samet Halluni gjithashtu u dënua për këtë vepër penale me 2 muaj burgim.

https://lapsi.al/2018/10/11/akuzat-per-njohjen-me-bajrat-fino-i-bertet-bushatit-ktheji-pergjigje-saliut-dhe-lulit/

Dosja u "lehtësua" fillimisht ndërsa hetohej nga prokurorët e SPAK. Ato nuk arritën të gjenin prova se kishin përballë një grup të strukturuar kriminal. Pas rënies së kësaj akuze materialet u transferuan në prokurorinë e Shkodrës. Akuzat e tjera u rrëzuan një nga një dhe dënimet përfundimisht u dhanë vetëm për armëmbajtje pa leje dhe trukim ndeshjesh. Pjesa më e madhe e grupit të të arrestuarve janë të lirë sot, ndërsa edhe një herë tjetër provohet se aksionet e policisë shqiptare, kur janë të pakoordinuara me prokurorinë, ngjajnë më shumë me spektakle bajate që plasin shpejt si flluska sapuni.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2018/09/22/pas-arrestimit-te-trajnerit-grima-rudi-vata-zbulon-nje-nga-ndeshjet-e-trukuara/

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI