Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Goditja e Vjosa Osmanit/ “Mashtrues, tinzar, marksist”, të gjitha epitetet me të cilat Rama ka tallur liderët e Kosovës

Lapsi.al 24 December 2020
Goditja e Vjosa Osmanit/ “Mashtrues, tinzar, marksist”, të
“Ka një qasje nacional- folklorike”. “Bën deklaratë në Shqipëri për të fituar vota në Kosovë”. Edi Rama nuk ka duruar dot pa goditur dhe presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani. Ai, më në fund, gjatë një konference ka thyer heshtjen duke iu kundërpërgjigjur stuhisë që shkaktoi Vjosa Osmai gjatë qëndrimit 3 ditor në Tiranë. Opinioni shqiptar është ndarë më dysh nëse presidentja në detyrë e Kosovës e kaloi masën me qëndrimet ndaj kryeministrit shqiptar apo jo. Ndaj dhe deklaratat e fundit të Ramës mund të shihen për disa me spimpati dhe për të tjerët me përçmim. Lexo me tej:

Rama për deklaratat e Vjosa Osmanit në Tiranë: Propagandë për të fituar vota

Por, për të kuptuar se cili ka më shumë të drejtë në këtë përplasje arrihet në një përfundim më të përafërt nëse bën një bilanc të të gjitha marëdhënieve që Edi Rama ka pasur me liderët e Kosovës. Vetëm aty dallohet se konfikti i fundit nuk është thjesht një sherr me Vjosa Osmanin. Edi Rama përfundoi në vendimin për ta hedhur në gjyq Ramush Haredinajn (ndonëse u tërhoq më pas) kur ky i fundit ishte kryeministër. Historia e konfliktit mes tyre pati një kronologji të gjatë. Fillimisht kryeministri i Shqipërisë e mbrojti homologun kosovar, kur ai vendosi të vërë taksën 100% ndaj prodhimesve serbe. Por, pas presionit ndërkombëtar, Rama e ktheu fletën po 100% dhe Haredinaj e akuzoi atë se gjatë samitin ndërkombëtar të Ballkanit Perendimor në Berlin, ai i kish bërë presion në sy të Merkelit dhe Makronit. Kaq mjaftoi që Ramushi të merrte epitetin gënjeshtar dhe të fshikullohej në një letër të gjatë publike se po nxirrte sekretet e takimeve ndërkombëtare. Rama i përgjigjet Haradinajt: Nuk tregohen ato që fliten në samite Në tetor 2019, Rama do ta padiste në gjykatë Haredinajn për një deklaratë që ai kishte bërë në 360 gradë: "Unë ndalova grabitjen e 10 miliardë eurove të minierës së Trepçës, që do të  realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme”, pati deklaruar Ramush Haredinaj.  Në një tjetër konfikt do të prfshihej Edi Rama edhe me kreun e LDK-së Isa Mustafa, partia e të cilit i pati bojkotuar më parë në bllok fjalën para parlamentit kosovar. Këtë radhë sherri nuk do të qe për shkëmbimin e teritoreve, por për planin serb të Mini Shengenit. Gjatë një interviste në televizionin T7 Rama e akuzoi Mustafën se ndryshe kishte folur me të kur ishin të dy kryeministra për planet për mini Shengenin dhe ndryshe fliste tani që nuk ishte në pushtet. Nisur nga kjo Rama e etiketoi me epitetin “tinzar” Mustafën. Shefi i LDK-së ia ktheu aty  për aty me një reagim në Facebook: “Unë nuk dëshiroj ta cilësoj, ashtu siç e meriton, sepse është Kryeministër i Shqipërisë. Por, në asnjë rast nuk kemi biseduar me të dhe me të tjerët për Minishengenin sa isha Kryeministër. Kemi biseduar për Unionin Doganor të Vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për Tregun e Përbashkët të këtyre vendeve. Në emër të Kosovës i kam kundërshtuar në të gjitha takimet. I ka kundërshtuar edhe Mali i Zi. Jemi pajtuar në Procesin e Berlinit për Hapësirën e Përbashkët Ekonomike të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Por, sherret as nuk kanë filluar, as nuk përfundojnë me dy ish kryeministra që i ka etiketuar njërin si “mashtrues” dhe tjetrin si “tinzar”. Plot një vit më parë nga deklaratat që bëri sot kundër Vjosa Osmanit, kryeministri i Shqipërisë arriti rekordin, kur në sy të Vuçiçit, gjatë një takimi me të në Durrës masakroi me radhë të gjithë liderët kosovarë. Andi Bushati: Rama nuk është tradhëtari që duhet akuzuar, por sharlatani që duhet mëshiruar Pas këtij spektakli të shëmtuar në shtypin e Prishtinës filloi një fushat linçimi kundër kryeministrit të Shqipërisë që e masakruan me fjalët më të rënda: “Esad Pashë”, “tradhëtar”, “të shitur”, “bërllog”, “qen i keq” ose “djall”. Ai u detyrua ti përgjigjej vetë kësaj batareje me një tekst të gjatë. Po çfarë kishte ndodhur në dhjetorin e 2019, kur samiti për minishengenin zhvillohej në Tiranë? Liderët e Kosovës nuk pranuan të marrin pjesë në këtë nismë që shumkush prej tyre e etiketonte si themelimin e një Jugosllavie të dytë. Në samitin e 21 dhjetorit Rama foli për të mirat e shengenit ballkanik. Ai tha se Kosova ishte futur në rrugë qorre, se ajo me mospjesmarrje po dëmtonte vetveten, duke e hedhur fajin krejtësisht mbi Prishtinën që ishte ftuar po kishte rrefuzuar. Por ç’ndodhi, kur radha i erdhi Vuçiçit, ai u tregua i ashpër me kryeministrin tonë… “U mërzita me mikun tim Edi që gjithmonë mbrohet. Pse duhet të mbrohet, nga çfarë duhet të mbrohet, që po përpiqemi për më të mirën për vendet tona? Që po mbrohemi nga ata që po përpiqen të na çojnë mbrapa në shekullin e 17-të?” tha ai. Dhe menjëherë pas kësaj “vërejtjeje miqësore” të mikut seb Rama i ndryshoi tonet për liderët shqiptarë të Kosovës. Nga mbrojtja ai kaloi në sulm. Mini Shengeni/ Rama godet Kosovën në sy liderëve ballkanikë Nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk do të vinte në këtë samit pasi Serbia nuk e njeh genocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve, Rama ironizoi ata që deri para pak kohësh hanin e pinin në tryeza me liderët e Beogradit dhe tani bëjën sikur i shajnë. Aq i madh ishte halli i kryeministrit shqiptar sa edhe hashim Thaçin që kishte aleatin më të ngushtë e shiti këtë herë duke e akuzuar direkt si hipokrit që ha e pi me genocidistët. Nëse kryeministri Ramush Haredinaj e cilësoi mini Shengenin një nismë që ka vetëm një qëllim, heqjen e taksës 100% ndaj produketeve serbe, Rama tha se ai është gënjeshtar dhe i paditur. Nëse kandidati për kryeministër Albin Kurti dhe Vetëvendosja organizuan protesta kundër Vuçiçit në Tiranë, Rama i talli si neo marksistë që kërkojnë vendosjen e masave proteksioniste duke huazuar grandomaninë e vendeve si Kina dhe ShBA.  Madje me Kurtin përplasjet e Ramës kanë qenë evidente edhe në raste të tjera. Që nga qëndrimi për grevën e studentëve në Tiranë, mini Shengenin ballkani sipas njërit apo makro shengenin shqiptar sipas tjetrit e deri tek vrajsa e fundit e Klodian Rashës.  Pra, po të shihet kryeministri ynë nuk e ka me fortunën e ngritur nga Vjosa Osmani të cilësi iu kundërpërgjigj sot. Ashtu si për futbollistët që kur bëjnë grevë ai i tall se sdinë të vrapojnë në fushë, ashtu si për studentët që kur protestojnë i quan ngelsa, ashtu si për ata që kur u prish shtëpitë i etiketon si çeçenë, ashtu si për aktorët e teatrit që kur mbrojnë godinën i tall si të paaftë, po njësoj se me gazetarët, presidentët, opozitarët vendas, po ashtu është sjellë Rama edhe me liderët e Kosovës. Ai nuk i ka shpëtuar dot tentimit për të zhvlerësuar, ironizuar apo ofenduar, këdo që nuk i shkon pas avazit apo ka një mendim të ndryshëm. Prandaj ai nuk e ka personale me Vjosën, as me presidentët apo kryeministrat e prishtinës, thjeshtë ka sindromën e një autokrati që nuk duron dot të mos i dalë e tija.    ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI