Flash

Bilanci i SPAK në një dokumentar/ A duhet besuar dyshja Kim-Kraja

Lapsi.al 24 December 2020
Bilanci i SPAK në një dokumentar/ A duhet besuar dyshja Kim-Kraja

Kryeprokurori i SPAK Arben Kraja ka dhënë një intervistë në një vjetorin e themelimit të këtij institucioni të drejtësisë së re, duke premtuar dhënien fund të pandëshkueshmërisë. "Në Shqipëri ka patur një histori të gjatë të pandëshkueshmërisë. Çfarë do me thënë kjo? Në gjithë botën kryhen shkelje të ligjit, kryhen vepra penale, por strukturat ligjzbatuese, organet e prokurorisë dhe gjykatat i ndërshkojnë ata që kryejnë vepra penale të tilla. Tek ne, kemi histori pa fund të mosndëshkueshmërisë që, dmth, që në publik kanë dalë fakte, kanë dalë prova me pamje, me deklarime etj., me radhë. Por që nuk janë ndërshkuar, nuk kanë marrë atë që meritojnë. Në këtë sens, kjo kategori njerëzish që quhen të pandëshkueshëm,  padiskutim që do të jenë subjekt i Spak-ut në mënyrë të vazhdueshme" ka thënë ai në një bisedë të gjatë me gazetaren Anila Hoxha për emisionin 31 minuta në TVSH.

Kësaj interviste  i ka bërë jehonë edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë.

Në një reagim në Twitter, ku ka postuar dhe intervistën e kryeprokurorit Kraja, Kim thotë se “SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021”.

Por njëkohësisht me këto deklarata entuziaste, emisioni 'Vetting" në ABC ka publikuar edhe ai një dokumentar në një vjetorin e SPAK, ku i referohet historisë më të turmpshme të këtij institucioni në këtë vit të parë të punës së tij.

Kronologjia/ Si u shkërmoq “dosja 184” për vjedhjen e votave në Dibër

Në dokumentar raportohet se si, zyrtarët e lartë të përfshirë në dosjen 184 të vjedhjes së votave në Dibër i shpëtuan hetimit, pasi prokuroria e Posatçme rrefuzoi ta hetojë këtë dosje duke pretenduar se kjo masakër elektorale nuk ishte vepër e një grupi të strukturuar kriminal.

Ia vlen të shihet ky dokumentar (linku këtu poshtë) për të parë një anë të ndryshme të gjuhës lavdëruese që përdor Arben Kraja dhe të toneve optimise që rezaton ambasadorja Kim.

https://youtu.be/IKHd85308uc

Vetëm pasi ke ndekur "SPAK në rrënojat e tërmetit 184" mund ta kuptosh më lehtë se si po evoluon beteja me pandëshkueshmërinë për të cilën flet derejtuesi i Prokurorisë së Posatshme.

©Lapsi.al     

 

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI