Flash

Mediat e rilindjes: "Rama, fanar ndriçues në Europë"

Lapsi.al 3 January 2021
Mediat e rilindjes: "Rama, fanar ndriçues në Europë"

Sa më shumë degradon imazhi i kryeministrit mes shqiptarëve, aq më shumë propagandistët e tij përpiqen t'i veshin një aureolë ndërkombëtare. Kështu ka ndodhur edhe këtë radhë me një lajm të përhapur "copy paste" me titull, pikë e presje, nga zyra e shtypit e kryeministrit në të gjitha mediat pro qeveritare. Mesazhi i tij është bazik: "Edi Rama gjendet mes katër liderëve më të ndjekur në të gjithë Europën në Facebook".

Pra atë që dikur e thoshte gjysëm me ironi dhe gjysëm me zili, vëllai i tij armik Aleksandar Vuçiç, se "Edi është një lider global", lakejtë e kryeministrit nuk po e marrin aspak me humor. Ata, para zgjedhjeve të 25 prillit, po mundohen të vënë përsëri në punë një mekanizëm që Ramës i ka funksionuar për një kohë të gjatë: legjitimitetin e humbur brenda vendit ta eksportojnë nga jashtë, përmes imazhit të njeriut që ka sukses në perëndim. Po të shihen titujt e mediave proqeveritare, të ngjashëm deri në motoni, ato japin të gjitha këtë mesazh.

Jo vetëm titulli propagandistik është shpërndarë njësoj në të gjitha mediat proqeveritare, por edhe teksti brenda lajmit është krejtësisht njësoj. Aty renditen fillimisht liderët e vendeve të mëdhaja europiane, që Edi Rama ka lënë pas dhe ata rajonalë me të cilët lideri ynë as denjon të krahasohet. Lapsi.al po sjell të plotë thelbin e këtij teksti propagandistik:

"Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është politikani i katërt më i ndjekur në Europë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës, duke lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ndërkohë i pari sa i përket numrit të ndjekësve qëndron Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryministri anglez Boris Johnson.

Nga të dhënat e analizuara nga “Terradata”, Kryeministri shqiptar Edi Rama renditet i gjashti në Europë për sa i përket numrit të reagimeve të ndjekësve, me 5.6 milion like, apo emocion, përgjatë vitit që lamë pas. Ndërsa një tjetër e dhënë mjaft interesante, ajo e postimeve në “Facebook” e rendit kreun e qeverisë shqiptare në vend të parë ndër liderët europianë me 812 post në vitin 2020. Për Shqipërinë ky vit që u mbyll, përvec pandemisë ishte dhe viti i rimëkëmbjes pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit 2019, çka i atribuohet edhe një numri mjaft të lartë postimesh në Facebook-un e Kryeministrit Rama në kantieret e rindërtimit.

Sipas të dhënave profesionale analitike të Terradata, totali i komenteve në faqen e Kryeministrit të Shqipërisë është 524.9K ndërsa shpërndarjet e informacioneve të kreut të qeverisë në rrjetin Facebook për vitin 2020 arritën në 216.2K".

Kjo nuk është hera e parë që kryeministri shqiptar paraqitet nën dritën e një njeriu që i rri ngushtë një vend i vogël si Shqipëria. Pasi ndërmori aksionin propagandistik të ndihmës së Italisë me mjekë dhe infermierë që do shërbenin në spitalet Covid, në televizionin shqiptar report TV u botua një "sondazh", ku Rama dilte lideri më i preferuar ndërkombëtar mes italianëve, duke lënë pas Merkelin dhe Putinin.

E gjitha kjo propagandë shkonte në sinkron me deklaratat e ndonjë deputeti socialist që mburrej se falë Edi Ramës Shqipëria e kishte përballuar pandeminë më mirë se Gjermania dhe Italia.

Natyrisht edhe lajmi i fundit për pëlqyeshmërinë në Facebook është një fabul e pështirë. Eshtë kollaj të kapërcesh Merkelin dhe Makronin me "like" të blera aq sa kryeministri i një vendi me 3 milionë banorë të ketë më shumë ndjekës se ai i një shteti 60 milionësh.  Eshë gjithashtu e lehtë të mburresh se ke ndenjur më shumë në Facebook sesa në zyrë me mbi 800 postime në një vit.

Por në fund të fundit këto nuk tregojnë asgjë, përpos dëshirës për ta renditur Edi Ramën me çdo kusht dhe në çdo klasifikim që të jetë e mundur, mes të parëve në kontinent.

Pas 8 vitesh në pushtet dhe pas një mandati ku një njeri i vetëm ka në duar gjithë pushtetin dhe të gjithë tepsinë, nuk ngjan e largët koha e propagandës kur udhëheqësi i Shqipërisë iu pikturohej subjekteve të tij si "fanar ndriçues në Europë".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI