Flash

Misteri/ Pse Ministria e Shëndetësisë nuk publikoi në 1 janar shifrat e koronavirusit

Lapsi.al 1 January 2021
Misteri/ Pse Ministria e Shëndetësisë nuk publikoi në 1

Të gjitha vendet e rajonit, Europës dhe Botës publikuan edhe këtë 1 janar shifrat e pandemisë së koronavirusit.

Vetëm Shqipëria e bëri pushim.

Vendi më i vogël i rajonit, Kosova raportoi se në 24 orët e fundit kishte pasur 1 viktimë dhe nga 1224 testime të kryera 147 kishin rezultuar pozitive.

Maqedonia e Veriut raportoi gjithashtu në 1 janar për 7 viktima dhe 414 raste të reja nga 1619 testime të kryera.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 39 pacientë nga covid ndërsa janë shënuar 2074 raste të reja.

Fqinji tjetër, Greqia njoftoi një bilanc të rëndë në ditën e parë të 2021 me 43 viktima dhe 597 raste të reja.

Italia gjithashtu raportoi në 1 janar për 22 211 raste të reja dhe 462 viktima.

Në Shqipëri, autoritetet nuk i publikuan shifrat dhe nuk dhanë ndonjë sqarim. E sigurt është se covid-19 nuk e ka bërë pushim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI