Flash

"I fyer nga Conte" tek Inter, Nainggolan 'thumbon' edhe Juventus: "Nuk fitova asgjë, sepse nuk doja aty"

Lapsi.al 5 January 2021
"I fyer nga Conte" tek Inter, Nainggolan 'thumbon' edhe

Radja Nainggolan është kthyer përsëri në Cagliari e, madje pa keqdashje, heq disa guralecë nga këpucët duke komentuar aventurën e tij të dytë tek Inter: "Conte është një trajner i shkëlqyeshëm, por më lëndoi kur, pasi më dha vetëm tetë minuta lojë, më tregoi si përgjegjës për gjithçka". Belgu me siguri i referohet ndeshjes kundër Parmës kur trajneri zikaltër, duke iu përgjigjur një pyetje në lidhje me performancën e Nainggolan, pati thënë: "Gjykoni vetë." "Çfarë mund të bëja për tetë minuta? Por unë nuk hapa polemika atëherë, nuk e bëj as tani. Kështu shkoi "përfundon mesfushori.

Nainggolan për Corriere dello Sport thekson se "ndihem në gjendje të mirë, i shëndetshëm. Nuk kam humbur asnjë stërvitje, nuk kam qenë asnjë minutë me vonesë", pranon se është kthyer në Cagliari për Presidentin Giulini "më donte mua, ai ka një projekt ambicjoz, dëshiron të fitojë dhe unë ndaj këtë ëndërr" dhe mbron Zaniolon:"Po pëson atë që pësova unë, e kanë vënë në shënjestër. E lehtë të vihesh në mes, sidomos në rrjetet sociale. Unë nuk jam një mësues jete që jap këshilla por mënyra e vetme që ka, për tu përgjigjur, është në fushë ".

Më në fund, një batutë për dështimin e merkatos për t'iu bashkuar Juventusit: "Zgjodha të mos shkoja me atë që fitonte, prandaj nuk fitova asgjë. E di që tifozët e Juventusit mund të thoshin se nuk më donin tek0 Juve por thjesht të pyesin drejtuesit e tyre. Nuk më pëlqen të fitoj me më të fortët".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI