Flash

“Me 51% nuk rinovon”: menaxheri i Hysajt i 'shkel' syrin Romës

Lapsi.al 5 January 2021
“Me 51% nuk rinovon”: menaxheri i Hysajt i 'shkel' syrin

Rinovim apo jo rinovim, largim apo konfirmim. Dilemat e këtij lloji kanë ndjekur dy vitet e fundit të Elseid Hysajt nën Vezuv dhe duket se po përsëriten edhe në këtë merkato janari. "Do të kompletojë e sigurtë sezonin në Napoli, ajo që do të ndodhë më pas nuk përjashton asgjë. Me 51% nuk do të rinovojë, nëse nesër në mëngjes Napoli do të ketë dëshirë ta mbyllim atëherë do ta bëjmë. Elseid ka dëshirë të qendrojë: por kemi oferta edhe nga jashtë”. Kështu, Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare Hysaj, ka deklaruar për Radio Punto Nuovo.

Nuk është një situatë e re në fakt, me Napolin që prej muajsh nuk i është përgjigjur kërkesave për tu ulur në tavolinë nga menaxheri i lojtarit e tani duket se situata do të përfundojë me parametër zero. "Ka dy vjet që vrapoj pas Napolit për rinovimin. U lodha. tani është e drejtë që të vlerësoj propozimet që vijnë" kishte shprehur hapur Giuffredi disa javë më parë.

Në anën tjetër, Napoli nuk duket se po e vuan aspak situatën, me objektiv të zgjedhur për ta sjellë në Castelvolturno, Emerson Palmierin.

Në rast se vjen italo-braziliani, një situatë e tillë i mbyll edhe krahun e majtë, ku Elseid Hysaj aktivizohet kohët e fundit nga Gattuso. Kështu, Napoli po e bën të qartë se nuk ka më vend për shkodranin, që në anën tjetër hedh sytë nga oferta e Romës. Menaxheri i përgjithshëm verdhekuq Tiago Pinto është kthyer të punojë për shqiptarin, që do të jetë lojtar i lirë me parametër zero në qershor.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI