Flash

“Jam tifoz me Inter për titullin”, Rummenigge mbetet anti-juventin: “Ishin me fat kundër Udineses"

Lapsi.al 5 January 2021
“Jam tifoz me Inter për titullin”, Rummenigge mbetet

Karl-Heinz Rummenigge ka folur për gjithcka gjatë emisionit Tiki Taka, duke filluar nga cështja e titullit në Serie A: "Juventus po has vështirësi, por nuk bëhet fjalë ta heqësh nga pretendentët, edhe Milan po bën shumë mirë edhe pse shpresoj të fitojë Inter. Nuk mund të bëhet krahasim mes skuadrës së Conte e timea, janë situata të ndryshme". Pastaj edhe një batutë në lidhje me sfidën e 1984 kundër Glasgoë Rangers kur arbitri Roth i anullòi një gol të mrekullueshëm: "Pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes mu desh të ndaloja Altobellin, po i jepte një shkelm në prapanicë!".

Një koment të shkurtër gjermani, drejtori ekzekutiv i Bayern Mynih, ka bërë edhe në lidhje me Juventus-Udinese, ndërsa në transmetim flitej për moviolën: "Juve ishte me fat me rastin e golit të anuluar: De Paul prek topin me dorën e tij, por së pari Bentancur shtyn krahun e kundërshtarit drejt topit: mund të ishte një situatë e vlerësueshme nga gjyqtari ".

Me Juventus ka gjithashtu bisedime në lidhje me merkaton, kështu që CEO i Bayern Munich ka dhënë disa vlerësime që kanë rëndësi edhe për torinezët: "Ne jemi shumë të lumtur me Douglas Costa (i cili arriti në huazim), si brenda dhe jashtë fushës, kemi gjetur lojtarin që njohnim. Por nuk kemi folur ende për një blerje përfundimtare të mundshme”.

Në fund edhe një koment mbi sfidën e Champions League kundër Lazios: "Kam respect të madh për skuadrën e Inzaghit, mundën në shtëpi Borussia Dortmund e barazuan në transfertë. E pastaj Immobile shënon gjithnjë".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI