Flash

Video/ Gafë e Alexander Arnold, Southampton mposht Liverpool: Klopp e humbi ndeshjen në minutën e dytë

Lapsi.al 4 January 2021
Video/ Gafë e Alexander Arnold, Southampton mposht Liverpool: Klopp e humbi

Në ndeshjen e prapambetur të javës së 17 të Premier League, Liverpool rrëzohet në St. Mary's Stadium kundër Southampton, që triumfon 1-0. Saints shtrijnë përtokë kampionët e Anglisë falë golit, pas vetëm dy minuta lojë, të Ings, që shfrytëzoi një gabim të Alexander-Arnold e, me një parabël, befasoi Alisson. Reds mbeten të parët në kuotën e 33 pikëve bashkë me United, që ka në fakt një ndeshje më pak të luajtur në krahasim me të besuarit e Klopp.

As edhe një minutë lojë dhe Saints kalojnë në avantazh. Goli - shumë i bukur - u shënua nga një ish, ai Danny Ings i cili në Anfield nuk ishte në gjendje të imponohej për shkak të disa dëmtimeve të tepërta. Një perlë që e çon në 50 gola në Premier League. Në gjumë në këtë rast, mbrojtja e Reds. Liverpool reagon me disa inisiativa të Salah, por nuk është se bën shumë deri në intervalin e ndeshjes. Edhe sepse energjia e kapitenit Henderson nuk është në mes të fushës, por është spostuar në qendër të mbrojtjes, për shkak të mungesave që kishte Klopp në atë repart. Shansi më i mirë para pushimit ishte për Southampton, me të djathtën e Tella në hyrje të zonës që fshikulloi shtyllën.

Ishte ish-i tjetër i madh i mbrëmjes, Mané, i cili ndezi fillimin e pjesës së dytë, duke thirrur Forster të ndërhyjë dhe më pas duke kërkuar - më kot - për një penallti. Por nuk është e mjaftueshme për të vënë në vështirësi Southampton, kështu që Klopp hedh në fushë edhe Shaqirin për Oxlade-Chamberlain, jo në formë pas kthimit nga dëmtimi i gjatë. Reds e rritën presionin e Mané dhe Alexander-Arnold provuan pa fat, por është përsëri Alisson ai që rrezikoi shumë të ndëshkohej, me një dalje të gabuar që i hapi pasqyrën e portës Valery: fati i portierit brazilian ishte që goditja ishte e dobët dhe Henderson e largoi në kohë. Sulmi i fundit nuk e ndryshon thelbin e ndeshjes, as rezultatin: një arritje e madhe për Saints, ndërsa për Klopp është koha të reflektojë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI