Flash

Pochettino ëndërron Messi e Eriksen, por e lë në dorë Leonardos: "Do të bëjë zgjedhjet më të mira për Psg"

Lapsi.al 5 January 2021
Pochettino ëndërron Messi e Eriksen, por e lë në dorë

Në kohë "normale" 25 milionë (shuma që Interi do të donte të mblidhte për shitjen e Eriksen) nuk do të ishin asgjë, ose pothuajse asgjë, për arkat e PSG. Por jo sot, jo në mes të pandemisë. E kështu Mauricio Pochettino, i sapo ulur në stolin e parizianëve, është i detyruar të merret me një buxhet që edhe emirët bujarë të Katarit u duhet ta llogarisin. Sidoqoftë është e pashmangshme që në konferencën për shtyp trajneri argjentinas duhet të "mbrojë veten" nga pyetjet e reporterëve francezë dhe për ta bërë këtë, atëherë, nuk ka "mburojë" më të mirë se Leonardo: në fakt pikërisht drejtorit sportiv brazilian që ish-trajneri i Tottenham i kalon topin kur flitet për dy emra të nxehtë, njëri për të tashmen (Eriksen) dhe tjetri për të ardhmen e afërt (Messi): "Eriksen? Tani nuk është koha të flasim përsëri për zëra. Është një periudhë e vështirë për të gjithë, çdo klub duhet të përshtatet, por unë mendoj se Leonardo do të bëjë zgjedhjet më të mira për ekipin dhe për të arritur qëllimet tona. "

Lëvizje inteligjente njësoj si ajo e përdorur më pas kur në skenë doli emri i Messit: "Santa Claus tashmë më ka bërë një dhuratë duke më lejuar të gjej këtë klub dhe të stërvis një ekip të tillë. E dimë që në klube si PSG ka shumë zëra, tani sapo kemi mbërritur. Ne do të përpiqemi të përshtatemi, do të shohim më vonë për thashethemet. Nuk kemi folur ende për të gjitha këto: kemi mbërritur vetëm në 2 janar ... Ka gjëra për të përgatitur, me një ndeshje të parë pas disa orësh. Do të kemi kohë të flasim për të gjithë këto tema. Ajo që mund të them është se çdo lojtar i mash këtu është i mirëpritur".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI