Flash

FIFA bllokon merkaton e Tiranës: një borxh i vitit 2016 'fundos' kampionët

Lapsi.al 5 January 2021
FIFA bllokon merkaton e Tiranës: një borxh i vitit 2016

FIFA bllokon merkaton e Tiranës, pikërisht një ditë pasi Partizani fitoi të drejtën të lirohej nga vendimi i institucionit që drejton futbollin botëror. Një goditje e papritur për 25 herë kampionët që janë gjetur krejtësisht të papërgatitur në këtë situatë të krijuar. Drejtuesit e klubit nuk kanë asnjë reagim për momentin dhe marrin kohë të mësojnë më tepër mbi vendimin e ardhur. E gjithë situata lidhet me një detyrim të papaguar të klubit bardheblu ndaj Moktar Cise, me të cilin kryeqytetasit kanë humbur gjyqin, që i detyron të paguajnë 200 mijë euro për futbollistin. Cise ishte bashkuar me Tiranën në merkaton e verës së 2016-ës, qëndroi veshur bardheblu për një sezon, duke koleksionuar 23 ndeshje dhe duke shënuar 2 gola. Pas vendimit të FIFA-s klubi duhet ti paguajë borxhin lojtarit dhe më pas të presë vendimin për zhbllokimin e merkatos.

Nuk arrin ti gëzohet kështu Tirana akordit me Taulant Seferin, sulmuesin e kombëtares shqiptare të huazuar nga Young Boys, që tashmë mbetet pezull, ashtu si edhe akordi me qendërmbrojtësin 20 vjecar Jocelyn Behiratche, sepse vendimi i FIFA-s anullon të gjitha lëvizjet e parashikuara nga bardheblutë në merkato. Tirana me 16 pikë renditet në vendin e 6, 10 pikë larg Vllaznisë kryesuese, por performancat në rritje të grupit i bëjnë bardheblutë të mendojnë se mund të bëjnë një gjysmë të dytë sezoni të rëndësishëm.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI