Flash

Maradona nuk gjen paqe: gjykata ndalon kremacionin, kërkohet një test i ri atësie

Lapsi.al 17 December 2020
Maradona nuk gjen paqe: gjykata ndalon kremacionin, kërkohet një test

Trupi i Diego Armando Maradona nuk mund të digjet për momentin sepse trupi i tij duhet për të kryer një test atësie. Kjo u vendos nga një gjykatë në Argjentinë, sipas asaj që raporton Clarin. Kampioni, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 60 vjeçare nga një arrest kardiak, kishte dy vajza nga martesa e tij me Claudia Villafane dhe me kalimin e viteve ka njohur tre fëmijë të tjerë (Diego jr , Jana dhe Diego Fernando). Pas vdekjes së tij, 25-vjeçarja Magalí Gil kërkoi një test të ADN-së. Gruaja e re - e cila është birësuar - deklaron se dy vjet më parë nëna e saj e vërtetë i zbuloi asaj se babai i saj mund të ishte Maradona.

Sipas avokatit të kampionit argjentinas, mostrat e ADN-së tashmë ekzistojnë dhe për këtë arsye nuk është e nevojshme të zhvarroset kufoma e varrosur në një varrezë private pranë Buenos Aires. Më 30 nëntor, një gjykatë tjetër kishte ndaluar djegien derisa të merreshin të gjitha provat e nevojshme mbi shkaqet e vdekjes.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI