Flash

"121 vjet histori, dashuri, pasion, besnikëri, krenari e fitore": Milan feston ditëlindjen me urime të pafundme

Lapsi.al 16 December 2020
"121 vjet histori, dashuri, pasion, besnikëri, krenari e fitore":
Ditë feste për Milan që sot, 16 dhjetor 2020, mbushi 121 vjec. Një moment i bukur për të festuar duke parë vendin e parë në kampionat e kualifikimin në 1/16 e Europa League të skuadrës së Piolit. Nga ai 16 dhjetor 1899 klubi kuqezi është bërë një nga skuadrat më të rëndësishme të Italisë, por edhe Europës e botës falë sukseseve të mëdha në vitet 50′ e '60 e, sidomos falë triumfeve të kohës së Berlusconit që e pagëzoi përfundimisht edhe jashtë kufijve italianë. Në Twitter kanë ardhur urimet e Lega Serie A e presidentit kuqezi, Paolo Scaroni, që ka shkruar: "121 vjet histori, dashuri, pasion, besnikëri, krenari e fitore. Është një e ardhme për tu shkruar e ndërtuar së bashku. Gëzuar ditëlindjen Milanit tonë". Faqja zyrtare e Milan kujtoi më pas se si në 16 dhjetor është edhe data e trofeut të fundit ndërkombëtar të kuqezinjve: fitorja, 13 vjet më parë, e Botërorit për klube kundër Boca Juniors në finalen e Yokohamas.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI