Flash

Mihajlovic realizon ëndërrën e Mirkos: 12 vjecari mposhti leuceminë e takoi trajnerin

Lapsi.al 16 December 2020
Mihajlovic realizon ëndërrën e Mirkos: 12 vjecari mposhti

Sinisa Mihajlovic ende kontrollohet në mënyrë periodike për shkak të leucemisë, por beteja e tij ka frmëzuar shumë të tjerë. Një histori e bukur është ajo që rrëfen transmetimi Le Iene: ajo e takimit të trajnerit e një djaloshi nga Parma, 12 vjecari Mirko, që ashtu si tekniku i Bolonjës arriti të lërë pas sëmundjen e vështirë.

E gjitha kjo është realizimi i një ëndërrë të madhe: Mirko takoi Sinisan pas muajsh në të cilat të dy lidhën një miqësi të madhe në distancë, përmes një korrespondence me letra e video mesazhe, gjatë kurave të sëmundjes që e kanë kaluar pothuaj në të njëjtën periudhë.

Pas vizitës në qendrën sportive të Bolonjës e, pas stërvitjes me skuadrën, trajneri kuqeblu i ka folur me sensibilitet të madh: “U tregove i fortë, nuk është e lehtë të kalosh atë sëmundje. Ke qarë kur ishe në spital? Edhe unë, e qaj edhe tani. Qava edhe kur mora letrën tënde. Më kujtohen të gjitha reklamat që ishin në atë moment në televizion e në mënyrë të pavullnetshme, një vit prapa, kur i shoh kam të dridhura, sepse i kisha parë kur isha aty. Darkave më kaplonte malinkonia. Kur mjeku më tha se kisha dicka që nuk shkonte e pyeta nëse nga kjo sëmundje vdes. Ai mu përgjigj se deri 20 vjet më parë nuk mund të bëhej asgjë, por tani nuk është më kështu. E mua më mjaftonte ta dija. Italia si vend është një nga të fundit në Europë për donacione, por duhen vetëm dy orë, e unë mendoj se të dhurosh është gjëja më e bukur që ekziston, sepse duke dhuruar shpëton një jetë”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI