Flash

Video/ Premier League: Chelsea ko në të 95', City ndalohet nga West Bromwich

Lapsi.al 15 December 2020
Video/ Premier League: Chelsea ko në të 95', City ndalohet nga

Në javën e 12 të Premier League Wolverhampton mposht 2-1 me përmbysje Chelsea, i detyruar në të 95’ të pësojë humbjen e dytë radhazi. Blues në avantazh në të 49' me Giroud, u arritën e kaluan në fotofinish. Pavarësisht ndalimit, nuk arrin kapjen City i Guardiolas, që në shtëpi u ndaluan nga West Bromwich, i parafundit në klasifikim. Gundogan shënoi avantazhin fillestar, por një autogol i Dias kopsiti 1-1 përfundimtar.

WOLVERHAMPTON-CHELSEA 2-1

Humbje në shtesë për Chelsea kundër Wolverhampton, falë një goli të Pedro Neto në të 95'. Për të besuarit e Lampard është humbja e dytë radhazi, pas atij me Everton. Blues, pas një pjese të parë pa gola, morën avantazhin me Giroud pesë minuta pas rikthimit në fushë. Wolves përdor armën Adama Traore 15 minutat e fundit e kaluan vetëm 6 minuta lojë që të mbërrinte barazimi. Otasowie goditi me kokë, në zhvillimet enjë goditje këndi e Daniel Podence shënoi pranë portës. Në të 95’ pastaj vjen dushi i ftohtë për Chelsea e Lampard. Heroi i vendasve është Pedro Neto, që shënoi një gol me peshë në asist të Vitinha. Blues nuk i mjaftuan 4 minutat shtesë për tu kthyer nga transferta me të paktën një pikë.

CITY-WBA 1-1

City, në fushë pa Aguero e Mahrez, pati impaktin më të mirë me ndeshjen dhe në minutën e 29’ Sterling depërtoi nga e djathta duke shërbyer për Gundogan, i lirë të shënojë pak hapa nga porta. Goli i parë në kampionat për gjermanin, që nuk arriti ta shijojë me fitore. Në të 43’ Ajayi kontrolloi një top të mbetur në zonë e mposhti Ederson. Topi u devijua nga Dias, të cilit iu akordua autogoli. Miqtë u mbrojtën me fantaziëm dhe në fund një barazim i pavlerë për klasifikimin: City humbi mundësinë për të kapur Chelsea në kuotën 22 në vendin e 5 të Premier, që ndërkohë mbetet dy pikë larg. E ndërkohë humbet edhe mundësia për të reduktuar distancën me kryesuesit Tottenham e Liverpool, të impenjuara nesër në mbrëmje mes tyre.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Wolverhampton Wanderers 2 - 1 Chelsea

Manchester City 1 - 1 West Bromwich Albion

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI