Flash

Bastet në futboll, vendoset për nënkampionin e botës: "Më shkatërruan jetën për interes mediatik"

Lapsi.al 15 December 2020
Bastet në futboll, vendoset për nënkampionin e botës:

Hetimi për bastet e futbollit është i përfunduar: e kanë vendosur gjyqtarët e gjykatës së Kremonës, duke mbyllur procesin kundër pesë të pandehurve të fundit përfshirë Beppe Signori, nënkampion i botës me kombëtaren italiane në 1994 dhe i vetmi që u paraqit në sallën e gjyqit këtë mëngjes. "Më pëlqente të vija baste, por gjithmonë e bëja atë në një mënyrë të drejtë dhe kurrë nuk kam manipuluar asnjë ndeshje. Më shkatërruan jetën vetëm sepse emri im garantonte interes mediatik": tha Giuseppe Signori, ish-bomber i Foggia, Lazio dhe Bolonjës si dhe ekipit kombëtar italian.

Përveç Signorit, ishin të akuzuar edhe ish-futbollisti serb Almir Gegic, ish-kapiteni i Barit Antonio Bellavista, ish-portieri i Cremonese Marco Paoloni dhe korrieri Valerio Giosafatte.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI