Mes shtyllave, juria e 140 gazetarëve të seleksionuar ka zgjedhur Lev Yascin, i preferuar ndaj kundërshtarëve si Buffon, Zoff e Casillas. Në mbrojtje Cafù është zgjedhur djathtoshi më i mirë (la pas Bergomi, Gentile, Thuram e Lahm), Maldini ndërkohë është i majti më i mirë i të gjitha kohëve (i preferuar ndaj Roberto Carlos, Facchetti, Cabrini, Breitner e Brehme) e Franz Beckenbauer qendrori më i mirë (mundi Baresi, Cannavaro , Desailly, Scirea, Ramos).
Në mesfushë, juria ka votuar Xavi e Matthaus si mesfushorët më të mirë shkatërrues, me Maradona e Pelé që kompletojnë repartin si mesfushorë sulmues. Zgjedhje që kanë lënë jashtë formacionit kandidatë të kalibrit të Gerrard, Pirlo, Rijkaard, Baggio, Gullit, Platini, Totti, Zico e Zidane.
Për sa i përket sulmit, tridhëmbëshi i ëndërrave të France Football është Messi-CR7-Ronaldo. Tris kampionësh që në të djathtë anashkaloi fenomenë si Beckham, Best, Eto’o, Garrincha, në qendër Cruyff, Muller, Romario, Van Basten e Weah, e në të majtë Giggs, Henry, Rivaldo, Ronaldinho, Rummenigge e Stoichkov.
⭐After the votes of 140 journalists from all around the world, here is the #BOdreamteam with 11 best players of all time ! ⭐ pic.twitter.com/FsKAoSyGZL
— France Football (@francefootball) December 14, 2020