Flash

FSHF mban premtimin e 4 shtëpive: firmoset marrëveshja me qeverinë që i ‘dribloi’ me bojkotin

Lapsi.al 15 December 2020
FSHF mban premtimin e 4 shtëpive: firmoset marrëveshja me

Ka nga ata që mbajnë premtimet e ka nga ata që premtimet i harrojnë, ose më saktë i anashkalojnë, duke bërë sikur harruan. Kështu, Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur marrëveshjen e bashkëpunimit me qeverinë për rindërtimin e katër shtëpive të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar. Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj hodhën firmën në marrëveshjen që parashikon realizimin e punimeve për rindërtimin e 4 banesave individuale me donacione të grumbulluara nga Federata në Bashkitë Durrës dhe Shijak. “Kjo marrëveshje vjen në respekt të angazhimit të FSHF-së për t’u solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Menjëherë pas tërmetit Federata e Futbollit nisi mbledhjen e fondeve për t’u ardhur në ndihmë familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore. Thirrjes tonë për ndihmë iu përgjigjën menjëherë partnerët tanë, gjithashtu, përmes donacioneve, edhe lojtarë të ekipit Kombëtar, trajneri Edi Reja, administrata e FSHF-së dhe donatorë të tjerë të jashtëm”, – tha Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, duke shprehur besimin se me ndihmën e qeverisë, këto familje të hyjnë sa më shpejt në banesën e tyre të re.

Federata e Italisë, Federata e Islandës, Federata e Kosovës, Federata e San Marinos, Federata e Çekisë dhe Federata e Spanjës, apo futbollistët Elseid Hysaj e Thomas Strakosha kanë dhënë kontributin e tyre financiar dhe falë fondeve të grumbulluara do të rindërtohen nga e para 4 shtëpi, më konkretisht 2 në zonën e Bubqit, 1 në Durrës dhe 1 në Shijak. Ndërsa, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, shprehu kënaqësinë nënshkrimi e kësaj marrëveshjeje dhe vlerësoi solidaritetin e treguar nga Federata Shqiptare e Futbollit me familjet e goditura nga kjo fatkeqësi natyrore: “Më vjen mirë që Federata Shqiptare e Futbollit iu bashkua këtij projekti madhor, që në një vit ka angazhuar mbi 25 vende të huaja donatore dhe një numër të madh sipërmarrjesh shqiptare, të cilat gjej rastin t’i falënderoj sot për solidaritetin e treguar që në ditën e parë pas tërmetit të vitit të kaluar. Donacioni sipas kësaj marrëveshjeje do t’i nënshtrohet të gjitha parashikimeve ligjore në fuqi për përjashtimet fiskale përkatëse në rastet e fatkeqësive natyrore në kuadër të rindërtimit. E falënderoj edhe një herë Federatën Shqiptare të Futbollit”, – tha Ahmetaj.

https://youtu.be/aZUZd7wCMFY

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI