Flash

"Kur dola e pashë, ishte numri 20 i Rossit": fanella e tre golave kundër Brazilit në shitje

Lapsi.al 15 December 2020
"Kur dola e pashë, ishte numri 20 i Rossit": fanella e tre golave

Fanella e Paolo Rossit – "ajo" fanellë, uniforma e kaltër me numër 20 me të cilën Pablito, në 5 korrik 1982, në Botëorin e Spanjës, i shënoi tre gola Brazilit – është në shitje për 50mijë dollarë. Ka vetëm një kusht: "E kam të rëndësishme që ai që do ta blejë të jetë i lidhur me botën e sportit". Ai që ka folur, nga shtëpia e tij në Ribeirão Preto, në Brazil, brenda shtetit të Sao Paolos, është pronari i ligjshëm i saj, Juninho Fonseca, 62 vjec, mbrojtës rezervë në Brazilin e’82 e në pankinë në Sarrià të Barcelonës në 5 korrikun e atëhershëm. Juninho Fonseca në 1982 luante në Ponte Preta, pastaj kaloi tek Corinthians, me Vasco da Gama e Cruzeiron, e në Japoni fitoi dy kampionate me Yomiuri. Si trajner, maksimumi i tij ka qenë pankina e Corinthians, në 2003-2004.

"Unë atë ditë isha në pankinë, sepse Edinho, zëvendësuesi i parë i mbrojtjes ishte i dëmtuar. Në fund të ndeshjes hyra në dhomat e zhveshjes së Italisë sepse doja ta këmbeja fanellën time me numër 14 me një "camisa azul". Nuk kisha pretendime, më mjaftonte një cfarëdo. Dikush, nuk e kujtoj kush, po nuk ishte lojtar, ndoshta një nga stafi i magazinierëve, nuk e di, më dha një qese me fanellat brenda e unë në atë moment as nuk e pashë e kujt ishte. Kur dola e pashë: ishte numri 20".

E tani vlera është 50 mijë dollarë dhe ka një kusht: "Nuk e di, për mua besoj se janë mjaftueshëm, nëse dikush ofron më shumë aq më mirë. E rëndësishme është që fanella të përfundojë në duar të mira. Është një ish-lojtar i Brazilit që ma ka kërkuar me ngulm, por deri tani nuk kemi gjetur akordin. Nuk dua të them kush është".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI