Flash

Imazhi i tij përballë Bernabeut, Laporta nis fushatën me provokim për Real Madrid: "Dëshirë për tiu riparë"

Lapsi.al 15 December 2020
Imazhi i tij përballë Bernabeut, Laporta nis fushatën me provokim
Joan Laporta ka zgjedhur profilin e tij Tëitter për të nisur fushatën elektorale. Ish-numri 1 i klubit të Barcelonës ka publikuar foton e tij në një godinë përballë Santiago Bernabeut, stadiumi i rivalëve historikë të Real Madrid, ku ka shfaqur imazhin e tij në një pankartë gjigante, me dedikimin: "Dëshirë për tiu riparë". Një gjest që është një rrugë e mesme mes provokimit simpatik për blancos e dëshirës për të entuziazmuar tifozët katalanas. Joan Laporta ka nisur nga Madridi një tur që do të vazhdojë në ditët e ardhshme në Malaga e Granada e që ka objektivin ti drejtohet të gjithë ortakëve të Barcelonës në Spanjë. Ajo e kryeqytetit ka qenë një operacion klasik e 'street marketing' që do ti ketë pëlqyer shumë tifozëve katalanas që, këto kohë, kanë pak motive për të buzëqeshur duke parë rezultatet e skuadrës së tyre.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI