Flash

Video/ Inzaghi kundër Inzaghit, lufta mbyllet me paqe

Lapsi.al 15 December 2020
Video/ Inzaghi kundër Inzaghit, lufta mbyllet me paqe

Përfundon 1-1 sfida mes Beneventos e Lazios, ndeshje e vlefshme për javën e 12 të Serie A. Derbi mes vëllezërve Inzaghi u hap me një gol spektakolar të Immobile në të 25', por në fund të një pjese të parë të dominuar nga bardhekaltrit, vendasit gjetën barazimin me Schiattarella (45'). Në pjesën e dytë provuan të dyja skuadrat, por ritmet ranë dhe rastet humbën. Në fund karton i kuq për Schiattarella për një faull të rëndë ndaj Correas.

Përtej sugjestioneve që lidhej me përballjen e vëllezërve Inzaghi, mbrëmja e Beneventos certifikon periudhën e dobët që po kalon skuadra bardhekaltër. Pas një pjese të parë me ritme të larta, që dukej se mund të bënin të harrohej hapi i gabuar kundër Veronës, në pjesën e dytë u shfaq e gjithë lodhja e disa elementëve vendimtar për skuadrën. Immobile dhuroi një perlë, pastaj u zhduk nga loja. Luis Alberto e pati të vështirë të ndriconte e kontributi i anësorëve, Lazzari e Marusic, vetëm vendimtar nuk ishte.

Rezultati: zona Champions fillon të duket mirazh e edhe Europa League largohet në mënyrë të rrezikshme. Në anën tjetër mund të festojë, jo vetëm sepse mori një pikë kundër një kundërshtari të kuotuar, që ndihmon të mbajë larg zonën e rrezikut, por edhe për sjelljen e skuadrës në pjesën e dytë, që kishte vetëm mangësinë e prezencës në zonën gol.

ITALY - SERIE A

Udinese 0 - 0 Crotone

Benevento 1 - 1 Lazio

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI