Flash

Ibrahimovic më në fund në fushë: suedezi kthehet kundër Sassuolos

Lapsi.al 16 December 2020
Ibrahimovic më në fund në fushë: suedezi kthehet kundër

"Pushimi" përfundoi: më në fund Zlatan Ibrahimovic mund të kthehet në fushë me Milanin e tij. Suedezi mezi priste të kthehej në fushë, por stafi kuqezi vendosi ta mbajë jashtë edhe për pak kohë për të mos e rrezikuar. Përkujdesja përfundoi dhe të dielën Ibra do të jetë në dispozicion të Piolit në prag të sfidës në transfertë me Sassuolon e rrezikshme.

Një ndalesë më e gjatë se parashikohej për sulmuesin 39 vjecar, që u dëmtua në ndeshjen e fituar në San Paolo kundër Napolit. Ishte folur për një mungesë për maksimumi dy javësh e, ndërkohë, dëmtimi në bicepsin femoral të kofshës së majtë ka kërkuar më shumë kujdes se mendohej për tu shëruar.

Rikuperimi i Ibrahimovic ka qenë pa nxitim e pa rrezikuar më kot, sepse Milan ka treguar se di të fitojë edhe pa liderin e tij. Një muaj nga dëmtimi, tashmë është momenti që Zlatan të japë kontributin e tij në ndjekje të ëndërrës së quajtur titull.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI