Flash

Collina fenomeni i arbitrave: sipas France Football italiani është më i miri i historisë

Lapsi.al 16 December 2020
Collina fenomeni i arbitrave: sipas France Football italiani është

Jo vetëm Dream Team, France Football ka përzgjedhur edhe 10 arbitrat më të mirë të historisë: përpara të gjithëve Pierluigi Collina. Ish-arbitri italian, sot shef i Komisionit të Arbitrave në Fifa, ka lënë pas anglezin Ken Aston e francezin Michel Vaurot. "Kur flitet për arbitra, emri i parë që të vjen në mendje është i tij. Nga debutimi në 1977 në lamtumirën e tij në 2005 Collina ka shkruar historinë e futbollit" sqaron motivimin revista periodike franceze.

Në karrierë Collina ka gjykuar 467 ndeshje, përfshirë finalen e Botërorit 2002. I zgjedhur si arbitri më i mirë në botë mes 1998 e 2005 për IFFHS, Federata botërore e historisë e statistikave të futbollit. Ndeshja e fundit e drejtuar nga Collina ishte Villarreal-Everton në Champions League, pastaj dorëheqja nga AIA në 29 gusht 2005.

Nga 2017 është presidenti i Komisionit të Arbitrave të Fifa-s, nga 2010 në 2018 ka qenë përgjegjësi i komisionit arbitral Uefa para se ti linte detyrën Roberto Rosettit. Nga 2011 është në Hall of Fame të futbollit italian.

KLASIFIKIMI I FRANCE FOOTBALL

1) Pierluigi Collina; 2) Ken Aston; 3) Michel Vautrot; 4) Markus Merk; 5) Charles Corver; 6) Mike Dean; 7) Ian Foote; 8) Ali Bennaceur; 9) Stephanie Frappart; 10) Howard Webb.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI