Premier League ka tashmë një kryesues të vetëm dhe është Liverpool. Falë një goditje me kokë të Firmino në minutën e 90', Liverpool mposhti 2-1 Tottenham e fluturoi në vendin e parë në kampionat, i vetëm, duke lënë vetëm zhgënjim për Mourinhon. Vendimtar goli i brazilianit në fundit të ndeshjes, pas të majtës së Salah të devijuar nga Alderweireld (26') e golin me kundërsulm të Son (33').
28 pikë për të besuarit e Klopp që shkëputen në përplasjen direkte me Spurs, ndërsa në ndeshjet e tjera rrëzohet Leicester, i mundur 2-0 në shtëpi nga Everton, që merr maksimumin me golat e Richarlison e Holgate. Arsenal e Southampton barazojnë 1-1, ndërsa rezultatin më spektakolar e arrin Leeds i Bielsas, që shkatërron 5-2 Newcastle.
ENGLAND - PREMIER LEAGUE
Arsenal 1 - 1 Southampton
Leeds United 5 - 2 Newcastle United
Leicester City 0 - 2 Everton
Fulham 0 - 0 Brighton & Hove Albion
Liverpool 2 - 1 Tottenham Hotspur
West Ham United 1 - 1 Crystal Palace