Flash

F1/ Dogji duart në flakët e aksidentit të tmerrshëm, operohet Grosjean: "Jam mirë"

Lapsi.al 16 December 2020
F1/ Dogji duart në flakët e aksidentit të tmerrshëm,
Romain Grosjean është operuar me sukses në dorën e majtë dhe ka dashur ti qetësojë të gjithë me një postim në rrjetet sociale: "Kam fjetur mirë e nuk kam shumë dhimbje, e ndjej vetëm kur dërgoj mesazhe", ka bërë humor në Instagram tashmë ish-piloti i Haas. Zvicerani i është nënshtruar një ndërhyrje në ligamentet e gishtit të madh, të dëmtuar gjatë aksidentit të frikshëm në Bahrein në 29 nëntor. Tani Grosjean do të jetë i detyruar të jetojë me një gisht të bllokuar për rreth 1 muaj, ndërsa përsa i përket dorës së djathtë situata është në rrugën e përmirësimit e nuk do të jenë të nevojshme ndërhyrjet kirurgjikale. Si ka shpjeguar vetë piloti, mbetet vetëm hipersensibiliteti që lidhet me djegiet, që duhet të venitet me kohën e pa nevojën e transplantit të lëkurës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Koordinimi/ Çfarë tregoi përjashtimi i Spiropalit për Ramën dhe Ballukun

Nga mungesa e Spiropalit në votimin që mbrojti Ballukun te kontrollet e Tatimeve në bizneset e familjes dhe përjashtimi nga PS, Rama luajti për muaj rolin e kryetarit tolerant para se të kërkonte vetë largimin e saj, ndërsa Balluku mori mbi vete koston e akuzave për presion, një ndarje rolesh që, të paktën tani për tani, e bën të kotë pyetjen se "Kush mban peng kë?"

20:24

Me sytë katër

PAPARAZZI