Flash

Video/ Milan e Juve ngecin, penalltia e shtyn Inter drejt kreut: pesë barazime në shtatë ndeshje në Serie A

Lapsi.al 16 December 2020
Video/ Milan e Juve ngecin, penalltia e shtyn Inter drejt kreut: pesë

Mund të quhet e mërkurë barazimesh ajo në Serie A me pesë nga shtatë ndeshje të ndara në paqe: ndalet Milani kryesues pa Ibrahimovic, humb ritmin Juventus me Ronaldon që shpërdoron penallti, gjë që nuk e bëri Lukaku dhe e coi Inter një pikë larg kreut me suksesin 1-0 kundër Napolit të Hysajt, që e pa ndeshjen nga pankina.

Në javën e 12 të Serie A, Milan barazoi 2-2 kundër Genoas e sheh ti reduktohet në vetëm një pikë avantazhi në klasifikim ndaj Inter. Në Marassi, pas një pjese të parë me pak emocione, ndeshja u ndez në të dytën. Destro zhbllokoi në të 47' duke thyer rezistencën e Donnarummas. Avantazh që zgjati vetëm 5', deri në diagonalen fituese të Calabrias, por që vetëm iluzionoi Milan. Është sërisht Destro me një goditje me kokë kaloi sërisht Grifonet në avantazh (60'), por devijimi i Kalulu i evitoi Piolit humbjen e parë në kampionat.

Fluturon Inter, ndërsa frenon Napoli. Skuadra e Conte mposhti të besuarit e Gattuso 1-0, duke marrë fitoren e 5 radhazi e duke eparë veten tashmë -1 nga vendi i parë në klasifikim. Në San Siro një pjesë e parë loje taktike e me pak raste, pastaj në të dytën Handanovic blindoi portën me tre ndërhyrje super, duke i dhënë mundësinë Lukakut (71') të vendosë ndeshjen nga pika e bardhë e penalltisë (faull i Ospina ndaj Darmian). Insigne u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 72', ndërsa Petagna goditi shtyllën në kohën shtesë.

Frenohet edhe një herë Juventus i Pirlos, përballë një Atalante të shkëlqyer, që kthehet në Bergamo me një pikë që, për disa fraksione loje, edhe mund ti rrijë ngushtë, duke parë performancën e mirë të zikaltërve. Në avantazh me një gol fantastik të Chiesas, Juventus lejoi të rikuperohej nga një goditje nga jashtë zone e Freuler. Bardhezinjtë kishin në fakt rastin për të kaluar sërisht në avantazh, por Cristiano Ronaldo humbi penalltinë përballë Gollinit që, pak më pas u tregua i jashtëzakonshëm edhe ndaj Moratas.

ITALY - SERIE A

Juventus 1 - 1 Atalanta

Fiorentina 1 - 1 Sassuolo

Genoa 2 - 2 AC Milan

Hellas Verona 1 - 2 Sampdoria

Inter 1 - 0 SSC Napoli

Parma Calcio 1913 0 - 0 Cagliari

Spezia 2 - 2 Bologna

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI