Flash

Fushata e Laportës lidhet me Messin: "Do bëjmë gjithçka për ta mbajtur"

Lapsi.al 16 December 2020
Fushata e Laportës lidhet me Messin: "Do bëjmë

"Do të përdorim të gjithë kapacitetin tonë në mënyrë që Messi të qendrojë me ne. Shitja e Cristiano Ronaldo nga ana e Real Madrid pati të tjera rrethana. Cështja e Leos është unike. Do të ishte një nga të paktët lojtarë si Pele' që ka luajtur vetëm në një skuadër. Leo nuk bazohet vetëm tek paratë. Do të ketë një propozim të mirë ekonomik por nuk do të arrijmë atë që klube të tjera mund ti ofrojnë. Kam një raport të mirë me Leon. E do Barcelonën". Kështu ka deklaruar Joan Laporta, ish-numri 1 i Barcelonës (nga 2003 në 2010) e kandidat për presidencën e klubit blaugrana, në një intervistë të dhënë për Radio Marca.

"Jam i bindur se Messi është në pritje të një presidenti të ri, ai e di që nëse i premtoj një skuadër kompetitive, e mbaj fjalën, e di se jam i besueshëm për të. Tani nuk është momenti për të folur për Messi e për të bërë këtë duhet të jem president", ka përfunduar Laporta, që dukshëm e ka lidhur zgjedhjen e tij në krye të blaugranave me qendrimin e Lionel në Katalonjë, gjë që për momentin duket pothuaj e pamundur.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI