Flash

"Gracias negrito": FA akuzon Cavanin për racizëm

Lapsi.al 17 December 2020
"Gracias negrito": FA akuzon Cavanin për racizëm

Edinson Cavani është akuzuar zyrtarisht nga FA, federata angleze, për sjellje raciste për një term të përdorur në profilin e tij në Instagram. Uruguajani, sulmuesi i Manchester United, kishte shkruar "gracias negrito!" në përgjigje të një tifozi në një story në Instagram, e pastaj e kishte fshirë me shpejtësi komentin. Federata në dy javët e fundit ka zhvilluar hetimet e saj në lidhje me rastin e pastaj, sot, ka nisur zyrtarisht akuzën. Cavani tani do të ketë kohë deri në 4 janar për të prezantuar mbrojtjen e tij tek organizmat federalë. Lojtari, i mbështetur nga klubi i tij, ka siguruar se bëhet fjalë për një term miqësor e që në Amerikën e Jugut nuk ka konotacion negativ.

"Jam totalisht kundër racizmit dhe e fshiva komentin sapo më shpjeguan se mund të interpretohej në mënyrë tjetër. Kërkoj sinqerisht ndjesë për këtë", ka thënë Cavani në një komunikatë. Por FA ka bërë të ditur se lojtari është akuzuar se ka thyer rregullat që ndalojnë cdo "sjellje të papërshtatshme" në rrjetet sociale, me përkeqësimin se i është referuar "ngjyrës e/ose racës e/ose etnisë së një personi tjetër".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI