Flash

Telashe për PSG: dëmtohet Verrati, tre javë jashtë fushës

Lapsi.al 19 October 2020
Telashe për PSG: dëmtohet Verrati, tre javë jashtë

Paris Saint-Germain duhet të bëjë pa Marco Verratti për tre javët e ardhshme. Lajmin e bën të ditur l'Equipe, sipas të cilit mesfushori italian do të mungojë e sigurtë në dy ndeshjet e para të Champions League kundër Manchester United të martën e kundër Istanbul Basaksehir në 28 tetor.

Verratti është kthyer nga pauza e krijuar për impenjimet e kombëtareve me një dëmtim në kofshën e djathtë, që do ta detyrojë të qendrojë jashtë fushave në një fazë të nxehtë të sezonit. Objektivi i teknikut Thomas Tuchel është ta ketë në dispozicion për ndeshjen e Champions League të 4 nëntorit kundër Red Bull Leipzig.

Mesfushori i kombëtares italiane mungoi edhe në sfidën e fituar të dielën nga kryeqytetasit me rezultatin 0-4 kundër Nimes, por natyrisht që mungesa e organizatorit do të ndihet sidomos në përballjen e Champions kundër Manchester United, që rikthehen ndërkohë si kundërshtar Edinson Cavanin.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

89.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI