Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Ibrahimovic e Europa League, Pioli projekton të ardhmen: "Di që është i lumtur"

Lapsi.al 19 October 2020
Ibrahimovic e Europa League, Pioli projekton të ardhmen: "Di që

"Ibra tek Milan edhe në të ardhmen? Këtë nuk e di, është vështirë të mendosh për të ardhmen, as ai nuk po e mendon. Është e drejtë të përqednrohesh tek e tashmja, gjëja më e bukur është të shohësh Zlatan të lumtur, të gëzuar që stërvitet e të qendrojë me shokët". Tekniku kuqezi Stefano Pioli i gëzohet suedezit në formatin jashtëtokësor, duke e shtyrë për më pas cështjen e rinovimit. "Nga këtu në sezonin e ardhshëm ka shumë kohë, nuk është ky momenti". Kontrata në skadencë edhe për Donnarumma e Calhanoglu: "Po flasim për lojtarë të rëndësishëm si Gigio, Zlatan e Calhanoglu. Shoqëria do të bëjë gjithcka për të kërkuar të vazhdojmë bashkë".

Milan ka tashmë të enjten debutimin në fazën e grupeve të Europa League në shtëpinë e Celtic: "Jemi Milan, është e drejtë të përballemi me seriozitet e ambicje cdo ndeshje e cdo kompeticion - ka vazhduar Pioli për mikrofonët e 'Radio Anch'Io Sport' në Radio 1 - Nuk jemi në gjendje të mund të zgjedhim mes njërës apo tjetrës. Eshtë e qartë se do të ketë nevojë për më shumë lojtarë, do jetë normale të bëjmë lëvizje, por do të jetë gjithnjë skuadra më e mirë për secilën ndeshje. Duam të bëjmë mirë në Europë, Europa është kopështi i Milan. Jemi në Europën që ka rëndësi më pak, por do të kërkojmë ta fitojmë, sepse ky është mentaliteti ynë. Jemi në një grup të ekuilibruar, në vazon e katërt ishte Lille që është në krye të Ligue 1 në Francë. Do ishte e rëndësishme të nisim mirë, vëmendja jonë është drejtuar nga debutimi me Celtic".

Në lidhje me kampionatin: "Pirlo është një njeri shumë inteligjent, do të arrijë të gjejë zgjidhje. Kur fillon një cikël i ri ka nevojë për kohë, pastaj e dimë që në futboll koha është pak. Juventus mbetet sidoqoftë favorite".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI