Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Video/ Sassuolo e vetmja që ndjek Milan: përmbysje e çmendur në Bologna, Fiorentina çon dëm dy gola

Lapsi.al 18 October 2020
Video/ Sassuolo e vetmja që ndjek Milan: përmbysje e çmendur

Në Serie A, për momentin është vetëm Sassuolo e aftë të mbajë hapin e Milan. Fitore me përmbysje e tyre në Bolonja, ndërkohë që luhatjet e Fiorentinës shqetësojnë Iachini, që ka parë të tijtë të hedhin në kosh dy gola avantazh për një barazim final. Merr humbjen e tretë sezonale Torino, që befasohet në shtëpi nga Cagliari.

CAGLIARI - TORINO

Goditje e rëndësishme e Cagliari, që vendos në telashe Torinon. Në javën e katërt të Serie A, skuadra e Di Francesco mposhti 3-2 në transfertë të besuarit e Giampaolos, duke i shkaktuar 'granatas' humbjen e tretë sezonale. Belotti (4') kalon në avantazh menjëherë Toro nga pika e bardhë, pastaj sardët përmbysin rezultatin me Joao Pedro (12') e Simeone (19'). Rezultat që në pjesën e dytë barazohet nga Belotti (49'), që stabilizoi ndeshjen me një të majtë potente, por që në fund ndryshoi përsëri falë golit të Simeones (73')

SPEZIA - FIORENTINA

Përfundon 2-2 sfida në Manuzzi mes Spezias e Fiorentinës. Violat e nisën ndeshjen fort dhe e panë veten në 0-2 pas vetëm 4 minutash falë golave të shënuar nga Pezzella e Biraghi. Por skuadra e Iachini u shua me kalimin e minutave duke e lënë lojën në duart e ligurëve. Verde shkurtoi diferencën në të 39', ndërsa i sapofuturi në lojë Farias gjeti barazimin gjysëm ore pas rifillimit. Në fund hapësirë edhe për debutimin e Callejon, që luajti 15 minuta por pa arritur të ndryshojë asgjë.

BOLOGNA - SASSUOLO

Në Dall'Ara ndodh gjithcka. Bologna në avantazh në fillim me Sansone, pastaj Berardi gjeti barazimin pak minuta më pas. Vendasit kthehen në avantazh falë golit të Svanberg, por pjesa e dytë nis me golin e Orsolinit e ndeshja u duk e mbyllur. Sassuolo nuk hoqi dorë e ngushtoi diferencën me Djuricic. Pak më pas Caputo barazoi me një goditje me kokë në zhvillimet e një goditje këndi, para autogolit flagrant të Tomiyasu që i dhuroi tre pikët skuadrës së De Zerbi për një 3-4 final të paharrueshëm.

ITALY - SERIE A

Bologna 3 - 4 Sassuolo

Spezia 2 - 2 Fiorentina

Torino 2 - 3 Cagliari

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI